InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kullat e Haradinajve dhe të Jasharajve tempuj të lirisë

29 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kullat e Haradinajve dhe të Jasharajve tempuj të lirisë

Nga Azgan HAKLAJ

Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë shnderruar simbole të krenarisë kombëtare e në gurëthemel të ardhmërisë, në një vend pelegrinazhi, ku shqiptarët e të gjithë brezave anembanë trojeve tona etnike vijnë këtu ku fjala liri peshon sa vetë kurora e alpeve madhështore që qarkojnë Rrafshin e Dukagjinit.

Para pak ditësh Kolosi i fjalës shqipe i kulturës e patriotizmit At Gjergj Fishta kishte 149 vjetorin e lindjes.

U përkujtua hajdutshe si i thonë fjalës këtu ndër ne nga koperativa e shitblerjes së patriotizmit dhe interesave kombëtare “Rilindja” dhe kryeministri i saj Edi Rama.
Përpjekja për ta zbritur Fishtën e madh nga qielli i lirisë së Atdheut tonë, e për ta burgosur në kafazin e qeverisë antikombëtare të mikut të Vuçiçit e Erdoganit Sulltan Ramës ishte një akt i shëmtuar e një rivrasje e dytë e “Zërit të Kombit tonë”, siç e kanë pagëzuar me të drejtë breza të tërë shqiptarësh poetin e tyre të pavdekshëm.

Këngetari ynë i lirisë Gjergj Fishta vitin që vjen ka 150 vjetorin e lindjes e shqiptarët do të dinë ta përkujtojnë me madhështinë e nderet që ai meriton.

Këtë ma thanë shqiptarët e trojeve tona etnike të Shqipërisë, Malit të Zi, Çamërisë, Maqedonisë së Veriut, Çamërisë, Preshevës, Kosovës të cilët u mblodhën nga të katër anët në sheshin e kullave të Haradinajve legjendarë të bujarisë, besës e të traditës shqiptare për të festuar me madhështi ditëlindjen e babait të luftës çlirimtare Bacë Hilmi Haradinaj.

Ky burrë i madh i Kosovës e i Kombit Shqiptar ka disa kohë që ka kaluar në amshim për tu prehur përgjithmonë në panteonin e lirisë së popullit të tij.
Ai e ktheu kullën e vet ashtu si Jasharajt e Prekazit në një Krujë të dytë e kala të pamposhtur lirie.

Baca Hilmi i blatoj Atdheut e Flamurit të Gjergj Kastriotit dhuratën me të shtrenjtë e më të çmuar të kësaj bote djemtë e tij trima.

Hilmi Haradinaj e fisi i tij kreshnik e mbajtën të pashuar në breza zjarrin e lirisë e të patriotizmit, e ky përvjetor i ditëlindjes së tij na sjell në mendje portretin e tij të gjallë se për burrat trima e patriot si ai ka vetëm ditëlindje.

Ai me të bijtë së bashku me Shaban Jasharin me të bijtë e korifejë të tjerë të lirisë janë gurë kilometrikë në rrugën e historisë së Kombit, ashtu si autorët e nëntorëve të lirisë Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali e Isa Boletini.

Në kullat e Haradinajve të stolisur me simbolet kombëtare njeriu e ndjen veten si në një tempull të besimit hyjnor.
Traditat e zakonet kombëtare janë ruajtur brez pas brezi në këto shtepi zëmadha si relike të shenjta.

Këtu nderohet gjithkush njësoj, pavarësisht nga posti apo pozita shoqërore që i përket.

Kjo është madhështia e Kanunit Shqiptar, këtij kodi nderi që burrat e shquar të këtyre kullave e kanë zbatuar me fanatizëm e besim deri në ditët tona.

Kullat bujare të Haradinajve i kanë gjithmonë të hapura dyert për ata që në oborrin e tyre thërrasin në gjuhën Hyjnore pellazgo- ilire :
“A don miq o i zoti i shtëpisë”!
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, është ky testament që na ka lanë Kanuni e princi i lavdishëm Lek Dukagjini.
E sofra e Haradinajve ka qëndruar përherë e shtruar.

Për shqiptarët trimëria e bujaria janë binomi i familjeve fisnike shqiptare në të gjitha kohët, në të gjitha ceremonitë, dasmat e mortet, ditëlindjet e festat kombëtare.

Në ditëlindjen e Bacë Hilmi kuvendi i burrave, kënga e bukur shqipe, dollitë e urimet për të zotin e kësaj kulle, Ikonën e lirisë e të qëndresës për Kosovën rrjedhin natyrshëm si Valbona e Drini i Bardhë.

Ramush Haradinaj, Presidenti i ardhshëm i Kosovës është i ndërgjegjshëm për peshën e rendë që mban emri i babait e mbiemri i tij.

Ramushi e ka ngritur në një piedestal të ri e më të lartë emrin e këtyre kullave të shquara dhe lavdia e ka ndjekur pas pikërisht për faktin se atij i ka prirë gjithmonë përpara zëri i Atdheut, i lirisë dhe amaneti i shenjtë i Bacës Hilmi e i të parëve të tij.

Në betejat legjendare me bajlozët e Serbisë e kanë frymëzuar vargjet lapidare të Gjergj Fishtes të Lahutës së Malësisë e aktet heroike të Oso Kukës.

Shekulli i XXI- të është shekulli i shqiptarëve, i bashkimit të tyre në një shtet, gjuhë e flamur të vetëm, një besëlidhje e shenjtë me Atdheun e vulosur me gjakun e trimave që lindën dhe u rritën në këto kulla legjendare.

Toka dhe qielli i Gllogjanit e i Shqipërisë flasin shqip.

Ato janë e do të jenë përjetësisht të bekuara nga Zoti që ju dhuroj stërgjyshërve tanë qysh në agim të historisë së njerëzimit.

Rrënjët tona janë tek liria e gjaku ynë, tek Flamuri Kombëtar, kryesimboli ynë i shenjtëruar me gjakun e trimave të rënë në fushëbetejë kundër armikut.

Hilmi Haradinaj me djemtë e vet trima e anëtarët e fisin të tij shkruan një epope të re në historinë e Shqipërisë, një epope të lavdishme që na kujton kohën heroike të Arbërit e të prijësit tonë të madh kalorësit të lirisë Gjergj Kastrioti.

Të urtët tanë të moçëm na kanë lënë një porosi të madhe:
“Gur- gur bëhet kalaja”!
Kalaja me e madhe, e pamatë dhe e pamposhtur të cilën na duhet ta ndërtojmë me çdo çmim dhe sakrificë për të nderuar Bacën Hilmi e Adem Jasharin e burra e gra të shquar që dhanë gjithshka të shtrenjtë për lirině e Atdheut është bashkimi kombëtar e Shteti Komb i shqiptarëve.

Tubimi i shqiptarëve në kullat e Haradinajve për të festuar ditëlindjen e këtij burri të madh të pushkës e fjalës, bujarisë e besës me bën optimist pa medyshje.

E kjo për faktin se kullat e Haradinajve janë gurë i rendë themeli në kalanë e së nesërmes së Kombit.

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 22 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 22 janar 2026

22 Janar, 2026

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi
Aktualitet

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

21 Janar, 2026

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit
Aktualitet

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit

21 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com