InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Rama tek Ahmetaj, PD dorëzon padinë për inceneratorin e Elbasanit

20 Tetor, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Nga Rama tek Ahmetaj, PD dorëzon padinë për inceneratorin e Elbasanit

Partia Demokratike ka dorëzuar kallëzimin në penal SPAK për inceneratorin  e Elbasanit.

Kallëzimi penal është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe administratores ALBTEK ENERGY, Stela Gugallja.

Ky kallëzim penal është dorëzuar për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “krijimi i grupit të strukturuar kriminal”.

Përmes kësaj padie PD kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike.

“Kompania e sapokrijuar me një kapital prej vetëm 1000 euro aplikoi pa patur asnjë eksperiencë dhe gjithë shteti u ngrit në këmbë për t’i dhënë koncesionin. Aq i rëndësishëm ishte ky person për qeverinë e Edi Ramës, saqë ajo vendosi që të anashkalojë çdolloj procedure dhe ligji dhe të kryejë gjithçka në vetëm 24 orë.

Më 16 dhjetor 2014 kompania “Albtech Energy” u shpall fituese pavarësisht afateve ligjore prej 7 ditësh, u mbyll afati i ankesave po më 16 dhjetor. U dërgua për mendim në të gjithë ministritë e linjës kontrata dhe po në datën 16 dhjetor u mor përgjigjja nga të gjitha institucionet. Dhe po në datën 16 dhjetor u hartua, u negociua dhe u firmos një kontratë me plot 40 faqe po në datën 16 dhjetor.

24 orë më vonë, në mëngjesin e datës 17 dhjetor 2014 kjo kontratë e lidhur për inceneratorin e Elbasanit për t’i dhënë paratë firmës së Klodian Zotos u miratua në mbledhjen e datës 17 dhjetor.

Një eficiencë të tillë qeveritare nuk e kemi parë kurrë më parë. Një eficiencë të tillë për procedurat nuk e kemi parë as në rastin e tërmetit, as në rasti e pandemisë apo në asnjë rast tjetër kur me të vërtetë vendi ka patur emergjencë.

Emergjenca qeveritare dhe eficenca qeveritare ka qenë vetëm për një arsye sepse e gjithë qeveria u ngrit në këmbë për t’i dhënë 23 milionë euro nga taksat dhe nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit për t’i çuar në xhepat e qeveritarëve dhe në xhepat e Klodian Zotos.

Cila është arsyeja që kjo qeveri kreu një sërë të gjatë veprimesh proceduriale me një nxitim kaq të madh dhe vetëm në një ditë ?

Ky është një grup i strukturuar kriminal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më sot vetëm për rastin e Elbasanit 23 milionë euro të cilat janë vjedhur dhe janë çuar në drejtim të paditur. Të gjithë përgjegjësit për këtë aferë korruptive e kanë vendin në burg dhe duhet të shkojnë në burg. ” deklaroi përfaqësuesi i PD, Endri Hasa.

Të Lidhura

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua
Show Biz

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua

27 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e premte, 27 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 27 shkurt 2026

27 Shkurt, 2026

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5
Show Biz

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5

26 Shkurt, 2026

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com