Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe ajo dhe partneri i saj, regjisori i njohur Eduart Grishaj janë bërë prindër të një djali.
Ka qenë vetë Eduarti ai i cili vetëm pak minuta më parë publikoi një foto në Instagram duke mbajtur vogëlushin e porsalindur në krahë.
“Lindi Dielli”, shkruan Grishaj, duke zbuluar kështu se si kanë zgjedhur ta quajnë bebushin e tyre. Dyshja është shprehur edhe më herët se duan që vogëlushit t’i vënë emër shqiptar.
Kujtojmë se Arbana është edhe nënë e një djali më të rritur të quajtur Joni, i cili është mjaft i lumtur që tani është një vëlla i madh.