Alo – po shoku, kryetar.Urgjent mblidh do gra, e ndonjanes po i them une, thuj edhe ndoj burri, po qe mos te flasin. Do te bajme nje mbledhje te partise socialiste ne zyren time, do te diskutojme per situaten politike. I sheh ato te PD-se, qe mblidhen, diskutojne, votojne kandidatura, e na hiç asgje. Si do t`ja veme emerin kesaj mbledhje. Mbledhje thuaj, s`ka nevoje per bishta. Te flasin edhe ndoj grue tjeter e mbandej e ujdisi une. Mire, shoku kryetar – mbylli biseden zeri nga ana tjeter e telefonit.
Po, te fillojme mbledhjen – prishi qetesine kryetari.
Me emocion, fjalen e rastit e mbajti sekretarja e grave, shoqja e abandonume Duhije Nami. Sot jena mbledh me diskutue per situaten politike dhe diskreditimin e PD-se. Eshte mbledhja e pare e ketij lloj ne te gjithe vendin. Nga kjo tribune ju baj thirrje qe ta duam dhe ta mbeshtesim fort udheheqesin e dashur te Partise e te Populllit te Pukes, shokun Kobure. Reagimi ne salle – i kujtoj Duhijes se duhet me sqaru punen e Kobures.
Mos habiti moj gra – Koburja asht kryetari i bashkise, shoku Thumi, qe na nderon me bukurine e tij. Qyqja tha – njera prej shoqeve nen za, si duhet te jete pamja e shemtume.
Emni i ka met qysh ne vitin e larget 1992, kur borgjezet e felliqur te Partise Demokratike i kerkuan te dorezoj koburen e Enverit – nxitoj te sqaronte te habiturit, shoqja Duhije.
Me thane te verteten, une e disa shoqe te tjera te pamend, te rrejtme prej Partise Demokratike, n`ate kohe e kena qujt krejt budall se nuk mujtem me e kuptue se si mundet me ba burg nje njeri per nje cope hekur. Siç e shihni moj gra shoku Thumi me largpamesi prej psikopati, na ka diftue tash 5 e kusur vjet, se mbetet koburja e Enverit si ne ate kohe, se ai burgun e bani per idealet e enverit dhe jo per koburen e tij. Po aq na e preu mendja ne ate kohe dhe aq bame.
Ka vu ne zbatim tana porosite e Enverit. Asht ba kryetar bashkie, me urdher prej nalt, si ne vakthit kur qe ba kryetar kooperative. Ka shkaterru Partine Socialiste dhe po punon me perça Partine Demokratike, si ka ba shoku Enver me armiqte e brendshem dhe te jashtem.
Edhe na duhet me mbeshtet shokun Thumi. Shihne sa kena mbet, pak boll, e mana s’don me na pa kush me sy. Se na moj gra nuk vlejme dy leke, e mos ishte ky soj kryetari kush na i kishte hedh syte, kush do t`na kishte dhane poste dhe para, a mos kena shkolle, a mos dime me punue. T’ma thote njera prej jush, kush na ka thane puna e mbare ndonjehere. Po edhe ne ama, s’ja kena kthye kurre fjalen kryetarit. Kena firmos e kena ba ça ka desht, kena shemb objekte e pallate, kena firmos tendera e kena degdise kado qe i thote vetit socialist a specialist. Se edhe kryetari qe asht i kohes Nuhit, nje m.. do te kishte ba pa ne.
Tash na ka dal nje parti qe i thote vetit demokratike dhe don me zgjedh deputet e kryetar bashkie prej partise vet, me konkurim thone. Kane que nje liste me emra dhe i kane pru prape per votim nga antaresia. Po, me i zgjedh kandidatet ne partine tone, keshtu si thone demokratet, ketij tonit do t’i kisht bi bari e s’ishte ba kryetar. Na, kete tonin nuk e dime as kush e pruni, as kush e votoi, por di me thane se mos te ishte ai, nuk do te ishim as ne.
Nuk po zgjatna ma, se une flas ma shume me vepra dhe ju e dini se kam shkue gjithehere mire me kryetaret, prandaj fjalen le ta marre kush te doje.
Per sukseset ne luften kunder nepotizmit, fjalen e mori kushrina, Tollume. Une nuk mund t`ja kthej kushrinit borgjin si ju moj gra, por di me thane se nuk ka pas djale nane as bir kurve qe do t’kishte ba mue pergjegjese, me kete mende e trup te bukur qe kam. E une do te punoj pa pushim me ja kthye nderen kushrinit. Kam shtu rreshta te tjere ne formular dhe çdo njeri qe merr rrogen prej meje ka me pru jo 20 vota sa asht urdhni prej lart, por 30 vota te djathta per kushrinin dhe partine e tij, aq sa ka mbet. Nuk ka me m’u dhimte vetja veçse me me fal se eci pak ngadale.
Edhe une nuk do t’dahem prej shoqeve – guxoi e foli Durimja e shkrete. Per kryetarin do t’kontriboj me mundesite e mia, me ato qe me ndodhen, dy te zime mish thiu, qe t`marrin energji. E mos me e lodh kryetarin shkoj e ja baj gati n`sarajet veta.
Mandej folen me radhe, anetaret e komisionit te tenderave, varremihesit e pronave publike, falsifikuesit e dokumentave dhe disa anetar te kenaqun te Keshillit Bashkiak qe nuk ja kane ba kurre fjalen dyshe, shokut Kobure.
Si gjeli ne grumbullin e plehut e mori fjalen, shoku Thumi.
Mbasi falenderoj pa mase shoqen Duhije dhe shoqe e shoke te tjere te idealit, shoku Thumi u ndal ne rendesine e madhe qe ka perçarja e Partise Demokratike, se per kete jena mbledh sot. E tha shume mire shoqja Duhije se ajo ma di menden, e merrna vesh me te pa fol, jena ba mish e thue si i thon llafit.
Mbledhje me struktura, e terci merci nuk do te bejme. Dalin problemet, i diskutojme keshtu siç jemi dhe une njoftoj populllin per to. Sot do te diskutojme per luften kunder demokracise se votimit te kandidaturave te PD-se, ta bajme bashkebisedim si ka pas thane shoku Enver, gju ne gju me popullin.
Ne fillim du me ju terheq vemendjen se jeni t`u punue pak per ngritjen ideologjike. Aty asht krejt sekreti i kesaj pune. Ne, në fakt kena qene ma shume kunder PS, se ajo na i prishte punet deri tash, gjasme se kishin te drejt te kundershtojne bashkine se jemi te se njejtes parti, e se po bahna perrall ne popull. Dhe ju e dini ç`a kena hjek me pastrue partine prej tyre. Tash per tash rreziku kryesor na vjen nga opozita se jemi edhe ne fushate zgjedhjesh. Po do t`thoni ju, çfare jam une dhe ç`pune kam une me opoziten. Jo s’na ka shkue ndonjehere ne mend kjo gja – foli nje ze nga salla. Na e dime se ti i fut hundet gjithkund – ja priti tjetra.
Nejse, si t’ju shpjegoj moj gra te dyllojme. Ma mire se fjala, flet vete pervoja ime.
Une vertet kam qene dhe jam komunist, si thone disa, jam hala i partise se punes, por ju nuk e dini se une kam pas edhe ndoj kundershtim te vogel me enverin. A, deri aty ka pas shkue puna – nderhyri pa takt nje shoqe e re, e dores se fundit.
Shoku Enver – vijoj fjalen kryetari, me veshtrimin venger nga folsja e re, kishte te drejte per burgjet, per luften e klasave, per vrasjet dhe per çdo gja qe i rrezikonte pushtetin e tij, por nuk kishte te drejte kur na denoi ne per raportime fiktive ne miser. Na per me i rrit lavdin partise dhe pushtetit te Enverit, i rritem shifrat e prodhimit ne miser, si thuhej atehere, bame hyrje fiktive. Po na e patem kopsit punen se e bame edhe dalje fiktive. Kujt thoni ju. Po bagetive moj ta pafate. S`kishin me dale berret deshmitare ne gjyq. Po Enveri kishte lafit gati krejt asi kohe dhe prandaj them se keto ishin pune te Ramizit, me te cilin nuk jam pajtue asnjehere. Pse do te thoni ju.
Ramizi me ja u fut te veteve ne 1991, bani votime demokratike. Shkoj budalla e humbi edhe per veti. Nuk e la me aq, bani si president i pavarur e tha une s`due me pas pune me partine. Kaloj vendin ne zgjedhje para kohe e humbi krejt, ai e partia e tij. Ja pava sherrin edhe une me koburet, e ne burg.
Po ai, si mos me pas ndej me Enverin!?. Ma mire e kuptojsha une Enverin, ne kodrat t`Lufit se ai ne Byrone Politike. Po, po spate nen sundim partine, pushtetin ta marrin fill more krah thate, i thosha Ramizit t`u fole vete me veti.
Mbasandej me çfare s`jam marre, me kontrabande nafte e cigaresh, me ndertime pa leje, kam mbjelle edhe ndonje rraj droge, por gjithmone me hyzmeqar te vendosun. Ndonjani ka ba edhe burg per mue, po se ka hap zanin e gojes. Na kane ndihmue komunistat edhe ne kete kohe te veshtire, se jane p…same, dine me e dredh muhabetin. M`duket se rrshqiti kryetari – ja priti Parimja e ujesjellesit.
Ba me pranu votime demokratike, si thote PD-ja, pa blerje votash, pa punesime sezonale e mashtrime ne kohe fushatash, pa presione dhe shantazhe ndaj administrates e biznesit na ma mire ikim vet, se perfundimi dihet.
T`ju tregoj edhe nje sekret tjeter moj gra. E hangra edhe une njehere nga mungesa e vigjilences. Ne zgjedhjet e 2019, hajt thashe, jam kandidature e vetme e s`po kam nevoj me perdore mjete demokratike ne zgjedhje. E bana beft. Po a e dini moj budalle, se mos te ishin komisionet tona te numrimit u bana perrall. Mora ma shume vota te pavlefshme se te vlefshme. Se kishin lene me aq, kishin mbush fletet e votimit me lloj lloj vizatimesh si me qene ne konkursin e pikturave nudo, kaq shume i kishte pas shiju e frymezu vota kunder. Llogariteni pak se kjo ka ndodh pa marre pjese opozita ne votime.
Une me stafin e ngushte kam marre masa vrojtimi per votimin e kandidaturave te PD-se, me 30 tetor 2020.
Ju te zyres se pronave, ti shoqja Dudume, na spjegoni si shkoi votimi te PD-ja. Dudumja me syte per toke, filloi raportimin.
Tane diten e kena ba para zyrave te PD-se. E planifikuem ate dite qe me rregullu ato 50 aktet e falsifikume te pronesise se tokes te atyre te Gjegjanit qe patem rrejt Kryeministrin me to, kur ishte per vizite. Na shihnin ato te PD-se me dosje ne dore t’u hi e t`u dale e na thoshin – a keni me falsifikue ndoj leter prone. Po ata nuk moren vesh gja per misionin tone faktmbledhes.
Mire, mire po na thuj se a kishte ndoj leke, a t`kapme per krahu, a t`shame, a t`sjellme. Jo per zotin Kryetar, asgja nuk verejtem. U habitem edhe na, se jena msu me ty, me 20 telefona e sejmena para e mbrapa ne zgjedhje, t`u sha e t`u kercnu. Nuk ndodhi kurrgja.
Pak boll – shtoi kryetari, ne kete pike mbetna me thane se na kan pengu punen me shku te zyra e pronave e te Thesari.
Ta shtojme edhe punen e Covid-it, foli per here te pare – Shalqinja e Bujqesise. Po mire thue, edhe pse Covid-i ma i madh ne kete vend ti je, ja priti kryetari. Mire mor kryetar, po nuk e di pse e ke marre maje n`maje me mua. E din mire t`i, ma ke dredh njehere me ate procesin… Per zotin e Madh nuk kisha ça me ba, ishte burri me veting. Po e firmose me tha burri, e une nuk kaloj vetingun s’ka kush te mbron e mbetesh me ba burgun per kryetarin. Mbasi fitoj vetingun im shoq, e kisha ba, po t’i ndrrove mende. Po ta tham ketu mes nesh – vazhdoi kryetari, mos ta kishte fitu vetingun burri, ti sot ishe n’rruge te madhe megjithe burre. Po, edhe dije ama, se sa te jeni me mua s’kane pune burrat tuaj me ju e me punet tona. Se keto tjerat nuk kane burre, vetem ti.
Te vazhdojme punen se edhe une nuk ha bar – u mburr kryetari, edhe per te kthy situaten. Ju moj gra te ngrata nuk e dini te keqen e demokracise, nuk e dini se atje ku ka gare ka edhe skualifikime, po ka edhe qejfmbetje dhe une per kete kam gati nje pjese per shtyp, e kjo eshte vetem merita ime.
Po kujtoni ju se a budall Ed Rama, qe nuk na zgjedh po na emeron. Po i Madhi nje zgjedh e nuk ka kujt me i mbet hatri, se thone e ka ai ne dore kete pune, s`kena pse lodhna kot ne te tjeret. Ai emeron, nje qe ka leke e me t’pa bame te tjera qe me mbajt te lidhun mbas vetit, ose nen hyqem si thone disa. Me fjale te thjeshta si baj une me Ju, ban Ai me mue.
Po ta futke dikush edhe ty o kryetar – foli pa dije Durimja. Marshalla – ja priti Duhija shpejt e shpejt me i ardhe ne ndihme Kryetarit. Po Ed Rama qenka ba si Dulla.
Ku ka Dulle qe ja kolan atij moj Duhije – futet ne bisede perseri kryetari. Ai jo vetem na emeron, por edhe na mbron deri ne piken e fundit. Llogarite sa i madh asht ky Dulla i sodit qe na len me ba çfare te dona, kurse Enveri e Ramizi na futen ne burg per kollomoq berresh.
Po mos t`i largohna punes – eshte ajo inxhinierja qe kemi pas ne Bashki dhe nuk e kane votue te PD-je. Do te thona se kane ba krim qe nuk kane votu nje shoqe e cila ka lane punen ne Bashki per bindje politike. Kryetar, ja priti – me e reja, per inxhinieren na pate thane se e qerova se nuk pranoj me firmos situacione per punime te pa bame. Ulu moj, se s`merr vesh nga politika ti. Asht edhe nje arkitekte e re qe vazhdon studimet, edhe per ate po te njejten gje do te themi.
Une i njoh te dyja, thote – Parimja. Kur binte fjala per ne, na thoshin se asnjehere nuk do te pranojne ne PD qe te emerohemi nga burrat, por do te luftojme qe te zgjidhemi me vote. Nuk jena dele si Ju me thoshin. Nuk i dona dhurate prej burrave, karrierat politike.
Ulu moj tutkune, tash atyne ju duhet me prit edhe 4 vjet me konkuru dhe s’dihet prape se si dalin. Dulle Rama dhe une nuk ju zgjedhim vetem per fustanin tuj por per pushtetin tone. Asht nje menyre per me shmang zgjedhjen demokratike me konkurim te personave moj gra. Ashtu fshihna e mashtrojme edhe me besimet fetare dhe perfaqesimet krahinore.
Po me ata qe kane dale te paret ne garen e PD-se, a kena ndoj mundesi me i diskreditu – vazhdoj kryetari, se s`kam mujt me marre vesh ndoj gja. Jo, ja priten grate.
Mire, tha kryetari – ma thirrni ate brigadierin e pastrimit se eshte edhe telekronisti i pavarur i Bashkise. Si TVSH ne kohen e Enverit – ja kthej me nje te lujtme syri Duhija. Ju, rreshtohuni perballe, se kur ju shoh çfare malli jeni ka rrezik me ba shamate me Zotin.
Kryetar, sa te vijne telekronisti, ai brigadieri i pastrimit, a t`i them dy gjana ne konfidence – foli duke u afrue te tavolina e tij, Duhija.
A po e permend ne kete kronike, ate punen e kobures. Thuaj se nuk e ke deklaru ndalimin te formulari, sepse don me dorezu koburen me dokument ne TV, faqe te gjitheve. E ke marre si kryetar e don me e dorezu si kryetar, ne partine tande. Shuj moj budalle, se me hi me kallzu ç`a kam rrejt e mashtru une duhet me kerku azil politik ne Korene e Veriut.
E dyta cila eshte, nxitoi – Kryetari. Desha me te kujtue ate punen e Sanço Panços, perserite sa ma shpesh se po ngaterrohesh, se edhe mendja te asht rrallu. Ate pune baj moj Duhije ka nje ore ne dite. Ku shkoi e ma gjeti kete emer kushrina. Tash s`mund e ndrroj ma se thone pse e bani. E mban veten per letrare, Tollumja. Kot nuk thon se njeriut tand i sheh sherrin.
Tash largou te te tjerat Duhije se po du me rrejt popullin …
Shënim: Ngjashmëria me persona realë dhe rrethana konkrete është rastësi.











