InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shteti e drejtësia në gjunjë para krimit, në prehërin e Fatmir Xhafës

6 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Neodiktatura- Neootomanizmi-Pansllavizmi, trinomi që kërcënon demokracinë dhe Kombin Shqiptar

Nga Azgan HAKLAJ

Mafia urdhëron shkarkimin e gjygjtares Mimoza Margjekaj dhe mbajtjen nën akuzë pa asnjë provë.

Durrësi është shndërruar sot në Siçili të viteve 80-të.Por nëse atëherë Qeveria Italiane pati vullnet e vendosmëri për të luftuar krimin dhe mobilizoj 10000 forca ushtarake për ti prerë tentakulat oktapodit të zi, Qeveria Shqiptare dhe organet ligjzbatuese të Shqipërisë kanë kapitulluar pa kushte si në një lojë shahu ku kundërshtari të jep mesazhin e hidhur me anë të togfjalëshit shah- mat.I shderruar në një bastion të fortifikuar të mafies vendase dhe asaj ndërkombëtare Durrësi është kthyer në një trust të krimit ndërkombëtar.

Gjithçka ka filluar në vitin 2013 kur Sulltan Rama e pa aleancën me krimin si të vetemen rrugë për të ardhur në pushtet.I kopsiti punët me kujdes të madh pa lënë pas dore asnjë detaj.Parlamentin e mbushi me kriminelë e trafikantë.Dakon e bëri guvernator e fuqiplotë.Tahirin e urdhëroj të mbillte qindra plantacione droge, e madje i vuri në dispozicion hapsirën aeroportuale.Kur kjo rrugë mendafshi i bezdisi Italinë e shtetet europiane Sulltani ynë ndërtoj pista të reja për avionët çartër të cilët kur ngarkoheshin rendë me hashash ngeleshin në ranishtet e bregdetit.

Kur këtë fakt skandaloz e denonconte opozita në parlament me foto e video, Bajlozi i rilindjes përgjigjej me arrigancë:”Ata që ju thoni janë avionë, janë mushkonja”!Ramës i duheshin Vangjoja, Avdylajt, bandat e tjera për të vjedhur votat, Tahiri që investigimet ndërkombëtare e identifikuan si kapon e trafiqeve të drogës drejt Europës përmes Habilajve dhe grupeve të tjera kriminale, por i kishte fort për zemër edhe “Kamorran” e “Sakra Korona Unita -n”, të cilët në Durrës e rrethinat e tij, ndiheshin si në shtepinë e tyre.Vrasja e Skerdilajd Konomit duke e djegur të gjallë në mes të qytetit, atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit, e së fundmi urdhëri i të fortëve të krimit për të shkarkuar e për ta mbajtur nën arrest gjygjtaren Mimoza Margjekaj tregon qartazi se Sulltan Rama jo vetëm që është një dordalec në betejën përballë krimit të organizuar, por mbi të gjitha është peng dhe vasal i bindur i tij.

Zonja Margjeka ish e përsekutuar politike u ndëshkua nga pushteti i mafies që ka kapur shtetin sepse pati kurajon e rrallë dhe ishte e vetmja në Shqipëri qe refuzoj çertifikimin e kryetares së Bashkisë së Durresit të dalë nga zgjedhjet farsë, moniste të qershorit duke vendosur një gur themeli në Shtepinë e Drejtësisë Shqiptare.

Kurrthi ndaj saj nuk është vetëm një akt i ulët i hakmarrjes politike siç mendojnë disa në prapavijë.Këtë skenar e ka dirigjuar mafia sepse ajo deklaroj publikisht se ka në dorë dosjen e zëzë të krimit, skanerin e vertetë të oktapodit që ka okupuar portin, Qytetin e Durresit, Gjirin e Lalëzit, bregdetin e qytetit me të vjetër shqiptar. Është e çuditshme në këtë rast të paprecedent sjellja barbare e policisë së shtetit ndaj gjygjtares së nderuar, të cilës deri dje ia lepinin kepucët.Ata u sallën me arrogancë ndaj një qytetarje, një femre, ndaj një nëne si të ishin banditët e Haxhi Qamilit, apo të Koçi Xoxes.Alfa e drejtësisë është parimi se çdo njeri quhet i pafajshëm deri në momentin që ndaj tij apo saj të jepet një vendim i formës së prerë nga gjykata që e shpall fajtor.

Ndaj gjygjtares Margjekaj është ngritur një akuzë që deri tani është krejt e pabazë dhe absurde, për të cilën nuk ka asnjë provë.Avokati Skender Demiraj mund të jetë keqperdorur, por komunikimi i avokatit me klientet e vet mbrohet me ligj në çdo lloj rrethane.Por le të kthehemi edhe njëherë tek gjygjtarja Margjekaj për ta bërë sa me të thjeshtë për publikun arsyetimin e provave dhe analizën e fakteve.

Ajo nuk ishte relatore e çeshtjes, as kryetare e trupit gjykues, por gjygjtare anësore e trupit gjykues të asaj çeshtje dhe gjygjtare e komanduar nga gjykata e shkallës së parë të Durrěsit në Gjykatën e Apelit të Korçes.Natyrshëm lindin disa pyetje retorike?!A pati prokuroria prova të mjaftueshme për të patur arsye të forta dyshimi që ti kërkojë gjykatës për të mbajtur gjygjtaren nën arrest?!

Jo, e pamë të gjithë publikisht me zë e me figure, audio dhe video, nuk kishte madje asnjë provë.Çfarë pozicioni kishte gjygjtarja në trupin gjykues të çeshtjes?!Gjygjtare anësore. A ishte relatore e çeshtjes dhe kryetare e trupit gjykues?!Jo.Kush e ben zbardhjen e vendimit të trupit gjykues?!Relatori i çeshtjes, që në të gjitha rastet është kryetar i trupit gjykues?!Çfarë force kishte znj Margjeka në këtë vendim të trupit gjykues për këtë çeshtje?!Maksimumi mendimin e pakicës.

A mund të ndryshone pakica rrjedhën e gjygjit e përfundimin e vendimit me ryshfetin e supozuar?!Gjithkush që ka sado pak kulturë juridike përgjigjet rrufeshëm:Jooooo.A është skenar kjo komedi publike?!Menjëherë e njezeri të gjithë të ç’politizuarit përgjigjen:Pooo.Pse nuk u zhvillua gjygji me dyer të hapura siç e parashikon qartasi Kushtetuta e Shqipërisë?!Perse SPAKU i Fatmir Xhafes nuk mbajti të njëjtin qendrim ndaj dy gjygjtarëve të tjerë meqenëse vendimi ishte dhënë nga të tre gjygjtarët e trupit gjykues ?!Po pse atëherë ky skenar?!

Sepse znj Margjeka është malësore, rrjedh nga një familje e përsekutuar e Malësisë Gjakovës, pushteti ka fobi ndaj saj e kolegët e saj janë kthyer në instrumente politike të pushtetit, frikacakë të vetingut të Fatmir Xhafes, i cili në çdo qeveri demokratike duhet të ishte ndëshkuar si oficer sigurimi, dhe sherbëtor i diktaturës.

Nuk është rastësi që të gjitha institucionet e quajtura të reja të drejtësisë dominohen nga ish sigurimi i shtetit, si SPAKU, KLGj. KLP, KPK e KPA.E gjithë kjo skeme kriminale u hartua dhe u manaxhua nga ish sekretari i rinisë së diktaturës së Enver Hoxhës Fatmir Xhafa, me qëllim zhbërjen e sistemit të drejtësisë.Sot Shqipěria është i vetmi vend në botë pa Gjykatë të Lartë e Gjykatë Kushtetuese.Historia e njerëzimit nuk mban mend qysh në kohën e Romës së lashtë që shtetit ti mungojnë dy hallkat me të rendësishme të drejtësisë si sot në Shqipëri, e dy shkallět e tjera të cunguara dhe pothuajse inekzistente.

Është e habitshme heshtja e opozitës, e Berishës në veçanti që ska lënë ngjarje pa komentuar e pa mbajtur qëndrim, e Ambasadores Amerikane Yuri Kim shteti i nderuar i së cilës ka investuar aq shumë në reformën në drejtësi e institucionet ligjzbatuese shqiptare.E nderuar znj Ambasadore e SHBA- së, vendit mik të Shqipërisë! Krimi e bandat e tij në Shqipëri janë të plotëfuqishme sepse i mbron vetë Kryeministri, Ministria e Brendshme e pushteti që ka kapur shtetin.Merreni në mbrojtje znj Ambasadore gjygjtaren Margjekaj që të mos këtë fatin Di Pietros, Falkones e Borselinos!Gjygjtarja Margjekaj nuk ka nevojë që nesër ndonjë institucion të ketë emrin e saj si deshmore e drejtësisë.Ajo është grua e nënë, e duhet të gëzoje jetën e saj.

Para 50- të vitesh Presidenti i madh Xhon Kenedi i dha okejn operacionit të koduar “Gjiri i Derrave”, qëllimi i të cilit ishte përmbysja e diktatorit Kastro dhe regjimit të tij.Sot ka ardhur koha që SHBA me FBI e forcat e saj elitë ushtarake të zbarkojë në Gjirin e Lalëzit e të këputë nyjën gordiane që mban peng Shqipërinë e të ardhmen e saj.Rama e ka shnderruar Durrësin në kryeqendrën e krimit të organizuar në Europë.Çlirimi i këtij qyteti është çlirimi i dytë i Shqipërisë pas atij të nëntorit të vitit 1944.

E nderuara znj Hilari Klinton tha para Parlamentit Shqiptar:”Amerika ka qenë me ju në 100 vitet e kaluara.Amerika do të jetë me ju edhe 100 vitet e ardhshme”Presidenti i Republikës z Ilir Meta para disa ditësh dha alarmin për strukturat kriminale të mafies dhe shtetit që veprojnë në Durres.Rasti i znj Margjeka e vertetoj katërciperisht faktin se mafia dhe krimi janë gjithmonë një hap përpara.Margjaka është nën arrest, për një akuzë pa prova kurse drejtori i policisë kufitare në Qarkun e Durresit i akuzuar për trafik droge është me detyrim paraqitje dhe drejtorë të tjerë dhe shefa komisariatesh që kanabizuan Shqipërinë janë në detyrë.A është drejtësi me dy standarte kjo ?!

A ka paradoks me të madh?!Z President i Shqipërisë Ilir Meta!Merre dosjen e gjygjtares Margjekaj dhe mësoj të vertetat tronditese për Kryeministrin Shqiptar dhe shpurën e tij.Shkelja e ujdisë së 5 qershorit nga Sulltani i rilindjes duke përdorur pushtetin e kartonit është kambanë alarmi se Rama po përgatitet që me anë të pushtetit të grabisë përsëri verdiktin e sovranit e të kapë persëri shtetin.Është koha të veproni me guxim dhe kurajo z President, për të përmbushur me çdo çmim e sakrificë betimin solemn para kushtetutës dhe flamurit.

Mos e dekretoni ligjin farsë të ndryshimeve të kodit zgjedhor.Shperndajeni parlamentin e oligarkisë të sektit të rilindjes që çertifikoj Ramën si Faraon.Është e pamundur që ish funksionarët e sigurimit të shtetit të sjellin demokracinë në vendin tonë.Kthejani pushtetin sovranit.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com