InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në gjendje të rëndë mendore, kryebashkiaku i Pukës shantazhon demokratët, reagon kreu i PD, Ringaj: Po ndjen humbjen, është në situatë depresive. Sa për të tjerat, vazhdo bjeri…bidonit!

4 Tetor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A

Procesi i votimit brenda strukturave të PD, për përzgjedhjen e prëfaqësuesve politikë për në Kuvendin e Shqipërisë, në degën Pukë të Partisë Demokratike, ka krijuar një klimë besimi dhe shprese në komunitetin pukjan dhe jo vetëm, se PD-ja tashmë është alternativa e shkëputjes së vendit nga kthetrat e krimit të organizuar, të përfasësuara nga klika qeverisëse që mban të ngërthyer perpsektivën e vendit prej më shumë se 7 vitesh, duke e zhytur në pashpresshmëri dhe zymtësi, si dhe e vetmja mundësi për daljen e vendit nga kriza.

Këtë klimë shprese, e solli standardi i ndjekur nga strukturat e PD, që me votën e tyre konstestuese, po profilizojnë identikitin e përafqësuesve të tyre të ardhshëm të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët janë profile publike, me kontribute në sfera të ndryshme dhe me ndikim pozitiv në fushat profesionale dhe në jetën komunitare.

Një situatë e tillë optimiste ka zgjuar “demonin” tek pala kundërshtare, që shohin tek ky proces rrokullisjen që i ndodh pushtetit të tyre. Përmes një prononcimi të pazakontë, në kushtet e një çekuilibri mendor, kreu i bashkisë Pukë, i njohur për karakterin intrigues dhe fjalorin shantazhues, ka shfaqur “shqetësimin” e tij për mospërfaqësimin real të pukjanëve nga procesi i votimit të para pak ditëve në degën Pukë të PD-së.

Duke analizuar procesin, ky ngatërrestar mediokër, që fut hundët në çdo aspekt të jetës sociale, politike dhe ekonomike të komunitetit, është shfaqur në një video-prononcim, duke sulmuar dhe trysnuar strukturat e PD, si dhe me shpirtin katran të tij, është përpjekur të nxisë skenarët e një ndarjeje me karakter fetar, intrigë kjo e denjë për edukimin dhe formimin e tij provincial.

Qytetarët pukjanë, janë habitur për reagimin pa sens të kryebashkiakut Gjonaj, i cili krahas prepotencës gjuhësore, mbushur me fjali mllefosëse dhe me sintagma urrjetjeje për demokratët pukjanë dhe listën emërore të kandidatëve të PD-së, ka shprehur melankolizmin e tij, për mungesën në këtë listë të *dy figurave, që sipas tij, do të ishin “gjetja ideale”, për përfaqësimin e Pukës nga PD-ja.

Herë si një qaraman, nga mungesa e emrave “të preferuar” të tij, herë si arrogant nga prezenca e emrave të tjerë në listë, kryebashkiaku gjuhëshfrenuar, ka derdhur një lumë histerie dhe sharjesh në adresë të anëtërsisë së PD, që sipas tij, privuan qytetërt nga shërbimet e 3 instituciove.

Duke ndjekur këtë këtë trajektore zhvillimesh të pazakontë, kreu i degës së PD Pukë, Ferit Ringaj, ka adresuar mesazhin e radhës ndaj “Gjonit të Zi” (kështu kanë filluat ta thërrasin banorët e Pukës kreun i bashkisë), duke nënvizuar se : “uragani i demokratëve pukjanë në Pukë & Fushë -Arrëz e paska tmerruar nga fundosja e shpejtë bandën e rilindjes dhe soj-sorrollopin e tyre politik”.

Në reagimin e tij, kryedemokrati Ringaj, është ndalur në rolin tejet pozitiv dhe impaktin që pati ky proces, si dhe paralajmëroi,se në ditët në vijim qytetarët dhe opinioni publik do njihen publikisht, qoftë për transparencën e menaxhimit të fondeve publike ashtu dhe me faktet e manipulimit, grabitjes e shkatërrimit të pronës publike nga kryebashkiaku Gjonaj për interesa të biznesit të tij.

Në fund të qëndrimit të tij, kryeopozitari Ringaj, ka qartësuar demokratët pukjanë, duke pohuar se: Asgjë dhe askush nuk do mund të më pengojë, intimidojë, shantazhojë në këtë mision të shenjtë të bashkimit të demokratëve dhe nxjerrjen edhe në pension politik të “tellallit” plak.

Prej kohësh, kreu i degës së PD Pukë, Ferit Ringaj, ka denoncuar publikisht aferat e shumta korruptive të kryebashkiakut Gjonaj, duke u përballur me gjuhën shantazhuese të këtij të fundit, i cili me retorikën dhe diskursin publik, ushtron trysni dhe përdor makinacione të shumta në favor të shantazhimit të demokratëve dhe qëndrestarëve.

* Emrat e përdorur nga kryebashkiaku Gjonaj, si të mundshme për përfaqësimin e Pukës nga PD-ja, janë dy figura, me integritet politik dhe publik, dhe në artikullin tonë, përdoren me pezhorativa pozitive.

Ja reagimi i kreut të degës së PD, Pukë, Ferit Ringaj:

“Dy herë behesh fëmijë, një herë kur je në moshën e femijërisë e një herë tjetër në pleqëri”- kamë dëgjuar nga të moshuarit.??

Mu kujtua kjo shprehje kur pashë sot fjalimin e njeriut të “qartur” tashmë, kryetarit të paligjshëm të Bashkisë Pukë, që është në atë post një herë me vota të blera e herën tjetër pa rival e me vota kontestuese më shumë se të vlefshme.
Uragani i djeshëm i demokratëve pukjanë në Pukë & Fushë -Arrëz e paska tmerruar nga fundosja e shpejtë e tij e gjithë bandës së Rilindjes.
Politikisht për deklarata të tilla do kisha dëshirë të merrem me kryetarin e PS-së, por mbase ky, që ka shqyer dhe shkelmuar dyert e asaj partie,ka eleminuar edhe të gjithë “armiqtë e klasës” ?brenda asaj partie sipas filozofisë së regjimit komunist, me sa duket ju ka marrë edhe partinë.
Personalisht e kam përsëritur edhe më parë, nuk do merrem me të me fyrje personale për aq kohë sa jam në këtë detyrë me votën e demokratëve, por vetëm me bëmat e tij në detyrën që ushtron, ku, në ditët në vijim qytetarët dhe opinioni publik do njihen publikisht, qoftë për transparencën e menaxhimit të fondeve publike ashtu dhe me faktet e manipulimit, grabitjes e shkatërrimit të pronës publike për interesa të biznesit të tij.
Asgjë dhe askush nuk do mund të më pengojë, intimidojë, shantazhojë në këtë mision të shenjtë të bashkimit të demokratëve dhe nxjerrjen edhe në pension politik të “tellallit plak”.
Në fund, pleqëri të mbarë e vazhdo bjeri “bidonit”

Ditëmëtëmira

Ja reagimi qesharak i kreut të bashkisë Pukë:

https://www.facebook.com/435889720584930/videos/777649353021503

Të Lidhura

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com