Shpallja e kandidaturës nga Eduart Ndocaj për kreun e bashkisë Lezhë, ka ngjallur një sërë reagimesh pozitive në rrjetet sociale, ku qyterarë të shumtë lezhianë i shprehin atij mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi. Përmes këtyre mesazhe, qytetarët lezhianë shprehen entuziastë për kandidaturën e Ndocajt, si dhe i ofrojnë atij mbështetje të gjithanshme, në logjistikë dhe infrastrukutrë të çdollojshme, me synim fitoren e padiskutueshme në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Duhet theksuar, se Eduart Ndocaj ka një mbështetje të gjerë në elektoratin e Lezhës, si dhe gëzon një reputacion të padiskutueshëm për të qenë figura kryesore që duhet të përfaqësojë të djathtën lezhiane në zgjedhjet e ardhshme.
Gjithashtu, Ndocaj ka një mbështetje dhe nga emigrantët shqiptarë, të cilët garantojnë pjesëmarrje masive në mbështetje të kandidaturës së ‘kaubojsit’.
Njëri prej tyre është si më poshtë: