Nga Agron Prebibaj, sekretar i medias së PDK& Kryedaktor i gazetës Euro Albania
E vërtetë e fakt shumë i hidhur shqiptar për realpolitikën kosovare, e cila përndjek demokristianët e po vepron si Hitleri ndaj Çifutve.
Partia Shqiptare Demokristine e Kosovës (PSHDK), vjen si lëvizje e kaherëshme në shpirtin e ndergjegjen elitare të Kosovës, subjekti politik menjëherë pas LDK-së së Rugovës dhe aleati i natytrëshem i saj në levizjen për liri e pavarsi, e udhëhequr nga Akademiku Mark Krasniqi dhe elita kosovare, me frymëzim përendimor e udhëhequr nga filozofia kristiane, e me shikim nga integrimi në strukturat EuroAtlantike.
Qytetaria demokristiane e Kosoves ndër shekuj i mësoi bashkëkombasit e vet të bashkohen ndaj çdo pushtuesi, i mësoi shkrim e këndim shqip, i mesoi historinë e kulturën tonë shekullore, i mësoi këngën shqipe, i mësoj ideditetin tonë kombëtarë e deri kuzhinen tradiconale shqiptare e përendimore në vend të asaj allaturke.
Demokristianet e pluralizmit politik nën Serbi ishin mendimtarët e kombit e krahu i fortë i liderit kosovar dr. Rugova, vërtetë atletë të zellëshem për në dyert e kancelarive përendimore, me qellim tregesën e realitetin shqiptar- kosovarë nën okupatorin serb, për të finalizuar mbeshtetjen e faktorit nderkombëtar në padrejtësinë ndaj kombit shqiptar nga vetë Europa në krahun e Serbëve të ardhur nga stepat e Azisë.
Aleanca e ngushtë LDK&PSHDK e udhehequr me largëpamësi nga Dr.Rugova e Akademiku Krasniqi shndrroi në subjekt primar çeshtjen kosovare për Europen e Ameriken, frytet e së cilës do të merreshin shumë shpejt, e përse jo të zgjohej edhe pjesa e luftëtarëve për liri e mbrojtjen e popullatës e trojeve të veta, kjo tërsisht e pranuar nga lidert intelektualë politik kosovarë.
Demokristianët kosovarë me aktivitetin e tyre në sherbim të interesave e pavarsisë së Kosovës, ishin subjeti i dytë politik i rëndësishem dhe zëri i parë ne kancelaritë përendimore, më të rrezikuarit nga politikat serbe, ndërësa sot mosmirënjohja nga politika islamike e partive të luftës kulmon si antishqiptare, e pse jo duhet qortuar fort Lidhja Demokratike e cila shkel marrveshjen me aleatin e natyrëshem tradicional PSHDK.
Shikojeni islamizmin politik kosovar ndaj identitetit kombëtar:
Demokristianët e Kosovës gjithnjë të mbeshtetur me votë deri në 12 mandate deputeti, të përfaqësuar me ministra në qeveri, n/kryetar parlamenti e kudo të gjendur në jetën politike e shoqërore në sherbim të qytetarit, ndërsa sot ata janë të sulmuarit e parë nga UÇK-istat, e duargjakosurit me parti te kontaminuara.
Demokristianët e Kosoves, sot janë delja e zezë për të gjithë klasen politike allaturka kosovare, por ata janë nderi e krenaria politikës mbarëshqiptare, janë identiteti ynë fortë i qendresës kombëtare, asnjëherë nuk mund të shëmben nga vagabontat politiko-islamikë e duargjakosurit e politikës shqiptar.
Politikat e pas luftës ushtruan presion ndaj qytetarëve mysliman që aderonin në PSHDK, përçanë e manipuluan nëpermjet pushtetit disa individë demokristianë, ju tjetërsuan votën partisë së vetme me frymëzim përendimor e me një elitë intelektuale të pasur e të paster shqiptare e cila është sherbesa e së bardhës tonë.
Pa u zgjatur për fobinë demokristiane nga klasa politike kosovare, duhet apeluar për secilin qytetar, se vetëm demokristianët janë ura lidhëse shqiptare me Europën, janë garancia e pasqyra e identitetit kombëtar, janë barometri i demokracisë e lirisë së votës.
Mos prekni identitetin shqiptarë, se është kurrizi i kombit e ura e pashembur asnjëherë!











