Tensionet e Turqisë me Greqinë e Francën duket se nuk do të ndalen. Ditën e sotme, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sërish deklarata provokuese duke kërcënuar homologun francez Emmanuel Macron se do të ketë probleme me të.
“Macron është shumë i zënë me mua. Macron, ju do të keni shumë probleme me mua personalisht. Unë ju kam thënë shumë herë, por ju nuk dëgjoni. Ju nuk keni një histori dhe as nuk e njihni vendin tuaj”, shprehet Erdogan.
Nuk mungoi komenti me tone të ashpra për Greqinë, tensionet me të cilën kanë nisur prej kohësh.
“Mos e ndiq këtë rrugë sepse do të përfundosh plotësisht vetëm. Shikoni se çfarë po bën Greqia tani me ishujt”, tha ai dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje Athinës të mos “endet rreth ishujve”.