Nga Lavdërim MIMINLLARI, Kryetar i Shoqatës Mali i Thatë
Ishim shumë optimistë, pavarësisht vërejteve që ju bënë në diskutimet e hapura të reformuës territoriale. Sot jemi para një fakti, demokracia si pjesë e jetës ku qytetari të japë mendime ka shkuar tek militantët që punojnë në shtet prandaj në dëgjesat publike ka humbur qytetaria se dhe po të flasësh gjithë stafi i të punësuarve të shikojnë me përbuzeje ku ata nuk duhet të marrin pjesë po duhet te jetë komuniteti.
Shoqëria Civile ngre probleme, por shumë prej tyre shkojnë në vesh të shurdhët. U tha se do kemi shkurtime e nuk do kemi shtesa po sot Bashkitë përballen me mijëra të punësuar. Është fakt se shumë drejtorë e përgjegjësa vihen në këto pozicione për t’i gjetur vend miqve e shokëve. Raliteti i zgjidhjes së problemit është larg. Drejtorët lëvizin me pretekste.
Zyrat e hipotekës janë kthyre në zyra me më shumë njerëz, por askush nuk të mbaron punë. Që të kesh një problem duhet të vish me shpenzime dhe nuk mbaron pune. Sot kjo reformë e shumë folur nuk solli gjë, por na hapi vende pune edhe të pa qena.
Mësuesit ata që dhe me 3 nxënës apo me klasa kolektive marrin rrogën tamam, pavarësisht se këta nxënës mund të mblidhen e grumbullohen po vetëm kjo bëhet vetëm për t’u gjetur punë mësuesve militantë të partisë në pushtet. Por më e çuditshmja është se në kohën kur reforma diskutohej thuhej se, do kursejemë e do shkurtojmë ka e aq, por kjo ishte vetëm propagandë. So në disa Bashki apo qendra Administrative nuk ka ujë për të pirë dhe nuk ka ujë për vaditje.
Sistemi i ujërave të zeza vazhdojnë e shkojnë në rrugë. Demokracine që kemi dum që t’i shërbejë qytetarit e jo atij që ka pushtetin. Edhe një çudi shohim, sa herë ndërrohen pushtetet qëndrojnë në drejtim po ata njerëz dhe thonë se janë të zotë.
Jo të dashur, demokracia është për të gjithë. Ndërrimi i puhstetit dhe reformat janë për më mirë. Ka disa që po dalin në pension sepse ndërrojnë krahët një herë majtas e një herë djathtas. Jemi në vitin elektoral, pika mbi i vihet për më të mirat e komunitetit, jo hatërlliqeve e miqësisë.
Te Reforma teritoriale ka shumë probleme. T taksat e qytetarëve nuk shkojnë ku duhet. Pushtetarët mendoj, po t’i vemë në punë se do na japin votat për të mbajtur pushtetin. Jo zotërinj! Gaboheni rëndë mbi të gjitha, qytetarët të ndihmohet, dhe t’u plotësohen nevojat e kërkesat për një Demokraci Europiane apo Amerikane…











