Që “Portokallia” humbi një nga figurat më të rëndësishme të saj, kjo është e dukshme dhe nga një i verbër. Pas lajmit të largimit, Renada Caci e gjeti veten të rrethuar mes dashamirësisë, mbështetjes dhe kurajos të ndjekësve të saj.

E kur 80% e njerëzve nuk nguruan të shprehnin të gjithë konsideratën dhe respektin e lartë për aktoren, si shqiptarë që jemi, nuk mungon ai 20% të cilët nxjerrin kokat si gjarpërinj, në mënyrë tërthorazi të bëjnë dëme! A ja arrijnë?! Sigurisht që jo. Janë pikërisht këta lloj “speciesh”, që kur largohen nga shtëpia nuk i vë re askush, e jo më nga skena ku nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Të pa rëndësishmit! Një përplasje në rrjetet sociale ka shkaktuar jo pak debat, ajo mes aktores Renada Caci dhe gazetarëve të portalit Anabel .

Ditë më parë portali kishte dëgjuar fjalë vërdallë për largimin e aktores dhe e kishin kontaktuar personalisht për konfirmim. Aktorja e kishte mohuar lajmin dhe madje i kishte paralajmëruar se do ti hidhte në gjyq për shpifje. Sot portali bëri publike bisedën me Renadën, e cila nuk e kurseu përgjigjen. Me një instastory ajo qartësoi gjithçka duke theksuar se para disa ditësh asgjë nuk ishte e konfirmuar, kur u konfirmua e bëri publik vetë lajmin.
Këtu nuk ka vend për hatërmbetje dhe gjithçka ka treguar portali në fjalë është mungesë profesionalizmi duke tentuar ti prishin ditën aktores, gjë që nuk e kanë arritur dot.

Gjithçka Renada Caci ka ndërtuar deri sot ëahtë falë punës së pa lodhur dhe vërtetësisë si njeri. Kurrë nuk ka kërkuar dhe dashur të jetë lajm për portalet. Kjo tregon profesionalizmin e saj i cili po shpërblehet nga dashuria e madhe që po i japin ndjekësit.
Suksese Renada! /E. D (InfoPressAlbania/










