Nga Albina DEDA
Deshtimi ne menaxhimin dhe kontrollin e epidemise Covid19 dhe papërgjegjshmëria e Ministrise se shendetesise e institucioneve shëndetësore, kaosi, mungesa e transparences, tashme jane materializuar në një situatë të rende me pasoja ne kurriz te popullates e cila tashme nuk beson me ne kete qeveri qe mashtron dhe propagandon suksese edhe ne kete situate, kur ajo qe shihet dhe eshte e prekshme nga te gjithe eshte:
asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.
Sektori i shendetesise duhet te luaj nje rol paresor ne cdo shoqeri.
Nje komunitet i shendetshem do te thote nje mundesi me shume per zhvillim, prosperitet, vazhdimesi, zhvillim i ekonomise, rritje e te ardhurave, ulje e shpenzimeve shendetesore per cdo individ e nje nivel jetese i larte.
Gjithcka fillon nga shendeti e nese sistemi shendetsor eshte i konsoliduar atehere dhe shoqeria zhvillohet mbi baza te forta.
Nese sistemi shendetsor deshton sic ka deshtuar tashme shoqeria degradon drejt humneres.
Suksesi i nje qeverisje gjithmone varet nga permiresimi i jetes se cdo qytetari dhe mirefunksionimi i sektorit shendetsor, lidhet drejtperdrejt me jeten e cdo qytetari.
Reformat dhe mirestrukturimi i sherbimeve shendetsore duhet te jene prioritet i se ardhmes dhe domosdoshmeri per ta kthyer ate ne nje sherbim ne dobi te qytetareve, por dhe te justifikoje shpenzimet e taksapaguesve dhe te shtetit e njekohesisht te shtoje masat e kontrollit duke i forcuar ato ne maksimum duke i prere rrugen perfundimisht papergjegjshmerise, mashtrimit, korrupsionit galopant ne shendetesi sic ndodhi ne shtate vitet e qeverisjes se majte te Rilindjes, mashtrimit me shendetesi falas, te zhberjes se reformes se implementuar deri ne 2013 nga qeveria Berisha, dhe vendosjes ne qender te gjithckaje koncensionarit dhe jo qytetarit!
Dritat e arsyes duhet te ndezin ndergjegjesimin qe shendeti eshte nje e mire jo vetem per individin por gjithe shoqerine.
Shendeti duhet trajtuar si nje problem me i gjere se ai klinik individual dhe duhet te perballet jo vetem si pergjigje e nevojes biologjike te njeriut, por dhe si sadisfaksion i eksperiences dhe kerkesave te qytetareve,
te shtresave sociale.