Nga Azgan HAKLAJ
Një komb pa shpirt është i vdekur.
Osman Takës otomanët ia morën jetën, grekët po ja rrëmbejnë vallen
Barbarët pansllavë vazhdojnë aksionin akord për grabitjen e trashëgimisë kulturore të Kombit Shqiptar.
Ashtu siç kanë zaptuar dhunshëm trojet tona iliro- dardane duke plaçkitur e shkretuar gjithçka, po veprojnë sot për rrëmbimin e folklorit, ADN-në tonë, armën e mbijetesës në rrugëtimin e mundimshëm shekullorë.
Serbët po rrëmbejnë kërcimin e tepsisë së Rugovës, të cilin e kanë bërë gati për regjistrim në Unesko, ndërsa grekët po e propagandojnë Vallen Çame të Osman Takës si trashëgimi të tyren, për ta regjistruar në Unesko si pasuri kulturore të vehten.
Përvetësim me mashtrim i grekëve, siç kanë fallsifikuar historinë, duke hipotekuar etërit e pavarësisë së tyre nga Perandoria Osmane shqiptarët e mëdhenj Kolokotronin, Marko Boçarin, Foto Zhavellën, Laskarina Bubulinën.
Ata përzunë me dhunë nga trojet e tyre shqiptarët e Çamërisë, mijëra prej të cilëve i masakruan rrugës 76-vite më parë.
Tani po përpiqen ta marrin vallen e Osman Takës, të cilën e kanë pagëzuar çamiko, me të njëjtn strategji siç morën buzukun dhe llautën, ndonëse nuk kanë asnjë argument.
Historia na mëson se gjatë luftërave për mbijetesë, të parët tanë, strategët e luftërave për liri, idhtarë të një rendi të ri botëror, pa shtypës e të shfrytëzuar, por të barabartë për të gjithë Aleksandri i Madh, Pirroja e Gjergj Kastrioti para se të hynin në beteja e në mejdanet për liri me hordhitë pushtuese ia merrnin valles sëbashku me luftëtarët e tyre, shqipet çlirimtare.
Qysh në kohën e Pirros është kërcyer vallja, e cila është pagëzuar si Vallja e Pirros apo “Vallja Pirrike”.
Këtë valle e kishte deshirë të fundit Osman Taka para se të merrej vendimi për ekzekutimin e tij.
Ai kishte kishte mbrojtur nderin shqiptar të nëpërkëmbur nga ushtarët e Perandorisë Osmane, por otomanët e akuzuan për tradhëti.
Kjo valle është çmimi i jetës së Osman Takës, i cili me interpretimin virtuoz fitoj faljen e saj bashkë me lirinë, ndaj kjo valle është njësuar me emrin e tij.
Po kush ishte Osman Taka?!
Osman Taka ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, në kryengritjet për liri e pavarësi në Epopenë e Lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ai u shqua në Kuvendin e Prevezës, i cili u mblodh me dt 11-të janar të vitit 1879 ku u morën tre vendime të rëndësishme, si dhe caktoj tre komisione për zbatimin e tyre.
Kundërshtoj me forcë kalimin e krahinave shqiptare brenda kufijëve të Mbretërisë Greke dhe ngarkoj komisionin e bisedimeve me palën greke.
Organizimin e forcave ushtarake të Lidhjes së Prizrenit për çeshtjen e Çamërisë.
Presion mbi Portën e Lartë që të mos bënte leshime me tokat shqiptare dhe organizim për mbrojtjen e tyre.
Osman Taka në të njëjtën kohë ishte një valltar i njohur.
Ai kërcente me mjeshtëri të lartë artistike, harmonizonte në mënyrë të spikatur burrërinë me elegancën.
Kur forcat osmane shtypën Lidhjen e Prevezës në vitin 1886 arrestuan Osman Takën, të cilin e akuzuan për tradhëti.
E burgosën në Janinë dhe e denuan me vdekje.
Si deshirë të fundit ua kërkoj të vallëzonte.
Me interpretimin e tij brilant i mahniti të gjithë, aq sa xhandarët nuk e ekzekutuan, por ia falën jetën dhe lirinë.
Pas disa ditësh mbasi otomanët dyshuan se Osman Taka po bënte një përpjekje për një organizim tjetër kundër tyre e kapën dhe e vranë në Konispol.
Turqit ia morën jetën, grekët po ja rrëmbejnë vallen.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka organizuar 10-të vite Festivalin Kombëtar të Këngës dhe Valles Çame në stadiumin e lojrave me dorë, në qytetin e bukur të Sarandës, në brigjet e Jonit, tek rrënjët e Butrintit, molosëve e Kaonisë për të ruajtur duke promovuar trashëgiminë shpirtërore të Çamërisë.
Ky festival kombëtar gjeti mbështetjen e pushtetit lokal në Sarandë, Shoqatës Çamëria, Partisë për Drejtësi dhe Unitet dhe u përfshi në projektet e Ministrisë së Kulturës, e cila e mbështeti fort.
Ai kulmonte në natën e tretë me dt 27-të qershor të çdo viti, si kujtesë e përshpirtje për shqiptarët e Çamërisë të masakruar nga barbarët grekë.
Ky referendum artistiko qytetar kombëtar, solidaritet e protestë kërkonte çdo vit drejtësi për kauzën çame, për plagët që kullojnë ende gjak.
Mesazhi i tij i përvitshëm me sloganet :
“Mos e harroni Çamërinë”, “unë e dua Çamërinë”, deshmonte se Çamëria është krah i thyer i Shqipërisë, degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar shqiptar.
Sapo erdhën në pushtetet rrulindasit e hoqën nga projektet e ministrisë së tyre dhe tani në vend që t’i promovojnë e t’i mbrojnë këto pasuri po i len’ që t’i marrin grekët.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti” do të denoncoj rast pas rasti të gjitha përpjekjet për rrëmbimin e trashëgimisë tonë kulturore, njëkohësisht ju bën thirrje ministrive të kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës, akademive të shkencave, mbroni pasurinë kulturore të Kombit tonë se nuk do t’ua falë historia.