InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse pati sukses beteja e Opozitës së Bashkuar?

23 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Pse pati sukses beteja e Opozitës së Bashkuar?

Nga Red VARAKU

Kur Opozita e Bashkuar dogji mandatet dhe nisi një ndër betejat më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat perëndimore, kishte shumë njerëz që ishin skeptikë në lidhje me produktin e saj.

Një pjesë pragmatiste mendonin se dalja nga institucionet ishte një hap shumë i gabuar dhe i pafavorshëm për opozitën, që do ta penalizonte fort aksionin opozitar, sepse pas kësaj qeveria nuk do të kishte më asnjë pengesë institucionale, pra me fjalë të tjera ky veprim do t’i jepte fushë të lirë veprimi qeverisë.

Një pjesë tjetër ranë viktimë e mashtrimit të propagandës së ulët qeveritare, e cila argumentonte se e gjitha kjo ishte një përpjekje e opozitës, që kishte për qëllim të pengonte reformën në drejtësi. Sipas propagandës qeveritare, opozita kishte dalë në rrugë për interesa krejtësisht personale të Berishës dhe Metës, që sipas tyre kishin frikë nga reforma në drejtësi.

Por, pati dhe nga ata idiotë, që fërkuan duart nga gëzimi, sepse argumentonin se aktin e djegjes së mandateve, perëndimi nuk do t’ia falte kurrë Partisë Demokratike dhe kjo do të sillte fundin e Partisë Demokratike. Kjo kategori , ishin aq të verbuar nga urrejtja kundër PD-së, sa vërtet besonin se “opozita parlamentare“ do të merrte rolin e opozitës dhe marrina të tilla.

Sigurisht, e gjitha kjo i krijoi një disavantazh jo pak të vogël udhëheqësve të kësaj beteje, të cilët jo pak herë iu është dashur të merren me sqarimin e kësaj mjegullnaje të ngritur nga propaganda e mirëpaguar e qeverisë, një propagandë që dominon sot pothuajse të gjithë hapësirën e opinionbërjes.

Por, ishte qëndrimi i palëkundur i të gjithë Opozitës së Bashkuar, e cila edhe pse u tentua të blihet dhe u shantazhua me të gjitha format, ia doli të mbetet e bashkuar deri në fund, madje dhe tani me reformën zgjedhore, ku iu ofrua gjithçka në tavolinë, dhe për këtë rezistencë kanë meritë të gjithë udhëheqësit e partive opozitare.

Gjithsesi, mendoj se pas kësaj beteje të ashpër dhe të gjatë, sot të gjithë e kanë të qartë, se kjo betejë nuk lidhet me asnjë nga argumentet e sipërpërnendura. Djegja e mandateve pas publikimit të përgjimeve, jo vetëm që nuk rezultoi i padobishëm, por ishte akti që riktheu besimin e qytetarëve tek opozita.

Ky akt ishte dhe fitili që ndezi zemërimin më të madh popullor të këtyre 30 viteve, nxehtësia dhe tymi i të cilit arriti deri në kancelaritë perëndimore në Berlin dhe Washington.

Ndërsa, Komisioni i Venecias vërtetoi katërcipërisht, se i vetmi njeri që po tenton të kapë reformën në drejtësi për shkak të frikës që ka prej saj, si dhe për shkak të nevojës që ai ka për ta përdorur si kamzhik mbi kundërshtarët, është Edi Rama.

Largimi i Dvoranit nga KED është prova që perëndimi e ka të qartë se kush kërkon ta kapë dhe të luajë me reformën.

Njëkohësisht, vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili ngarkon Ramën me përgjegjësi penale në rast të mosrealizimit të dorëzimit të pushtetit, vendim i cili u vulos dhe nga Parlamenti Europian , ku nëpërmjet 15 kushteve i kërkohet Ramës të arrestojë elitën e rilindjes dhe më pas të dorëzojë pushtetin, ka hequr çdo dyshim që sot se Opozita e Bashkuar, jo vetëm që nuk do të ketë asnjë penalitet për vendimin e djegjes së mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, por përkundrazi për shkak të këtyre dy akteve dhe vendosmërisë së treguar, ajo gëzon sot mbështetjen më të madhe politike në Washington dhe Bruksel.

Tashmë, nuk ka mbetur shqiptar me gjak shqiptari ,që nuk e ka të qartë që kjo betejë ka qenë dhe mbetet prej fillimit një betejë e sinqertë për popullin shqiptar, për rikthimin e demokracisë dhe ringjalljen e vlerave të qytetërimit perëndimor.

Ndaj shumë shpejt, Opozita e Bashkuar do të jetë në krye të drejtimit të këtij vendi, për të rikthyer edhe një herë timonin drejt vlerave të demokracisë dhe qytetërimit perëndimor.

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025

Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve
Show Biz

Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve

19 Tetor, 2025

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…
Show Biz

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

19 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com