InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Oficeri shqiptar në SHBA shpëton 2-vjeçarin me të atin, që po mbyteshin në det…

22 Qershor, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Oficeri shqiptar në SHBA shpëton 2-vjeçarin me të atin, që po mbyteshin në det…

Vdekja nën arrest e afrikano-amerikanit George Floyd dhe ngjarjet që pasuan në Shtetet e Bashkuara kundër dhunës së policisë dhe racizmit sistematik kanë shkaktuar mjaft protesta por dhe akte të dhunshme dhe grabitje. Ndërsa protestat vazhdojnë në të gjithë vendin, procedurat policore dhe buxhetet kudo janë duke ardhur për t’u shkurtuar.

Ermir Vila është një oficer shqiptaro amerikan policie nga Michigani, djali i drejtorit të TV Aaltvusa, Gani Vila. Puna në TV më ka bërë që ta njoh prej kohësh Mirin, ta kuptoj natyrën dhe pasionin e tij për punën. A nuk e nisi profesionin duke u nisur thjesht prej akademisë tre mujore të Policisë për pranimin e policëve të zakonshëm, por ai njëkohësisht kreu studime pas universitare

Ai mban një Master për studime të rendit, por i ka ngjitur shkallët e karrierës deri në dedektiv, duke u nisur nga gaveta si i thonë ,si oficer gardian në sistemin e Burgut te Detroit, si oficer policie në Lansing, një qytetin Royal Oak dhe tani së fundi afër shtëpisë, në qytetin Shelby Township.

Në kohën që Amerika ishte në flakë për shkak të vrasjes të një afroamerikani nga një punonjës policie i bardhë, pikërisht në ato ditë në një lokalitet të qetë pushimi në Florida. një polic i bardhë jashtë detyrës, shpëton jetën e dy personave , të dy afro amerikanëve babë bir, nga mbytja e sigurt në vorbullat e ujit në Longboat Key në Florida.

Ja si e përcjell gazeta lokale: “Mbytja e afërt e një babai dhe djali kërcënoi të kthente në Longboat Key një mëngjes me diell, në tragjedi.

Botuar më 13 Qershor ” Longboat Key News” nga Steve Reid, Ndiqni linkun në anglisht. http://www.lbknews.com/2020/06/13/visiting-officer-rescues-father-son-from-longboat-riptide// (Është interesant fakti se autori i shkrimit për të shmangur keq interpretimet e ka shmangur për caktimin racor të viktimave R.F.)

Ky lajm u bë e njohur edhe TV lokale të Michiganit dhe ata kërkonin me insistim ta intervistonin Ermirin kur u kthye në shtëpi nga pushimet, ai u shmangej. Ai modest nuk u përgjigjej telefonatave. “Unë bëra një detyrë humane si një njeri i zakonshëm, kjo s’ka lidhje me profesionin tim, unë nuk dua famë, as emër, thoshte ai. Por çfarë kishte ndodhur?

Pas gjithë mbylljes të pandemisë, Ermiri dhe gruaja e tij, Gina, vendosën të vizitojnë Longboat Key Florida me dy vajzat e tyre, sepse ishulli mori vlerësime mjaft të mira nga një koleg si vend turistik dhe familjar.

“Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së martës, (9 qershor) një familje pushimesh në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar. Babai, një burrë (me ngjyrë R.F) rreth 6 ‘2 feet, u nis në ujërat e parme të gjirit tok me djalin e tij të vogël që ishte rreth dy vjeç. Siç rezultoi më vonë, veprimi i mençur e nënës dhe babait për t’i vënë floaties në krahët e fëmijës, e ndihmuan atë t’i shpëtonte jetën nga mbytja e sigurt. Brenda disa minutash, një vorbull e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babain e tij shpejt në det të hapur.

Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por shpejt po mbaronin energjitë dhe po mbytej edhe ai.

Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan sa e pa skenën u zhyt për ta shpëtuar. Oficeri (shqiptaro-amerikan R.F) Vila pati mjaft vështirësi, me vetëmohim nuk mendoi për vete ( dhe as për ngjyrën e lëkurës të atij që po shpëtonte, R.F) i harxhoi të gjitha energjinë duke e çuar viktimën e rraskapitur plotësisht nga fuqia e shqotës, në breg.

Viktima ishte shtyrë larg bregut dhe ishte duke u mbytur. Ndërsa oficeri Vila e tërhoqi burrin përsëri drejt bregut pasi kishte nxjerrë më parë fëmijën. Chris Walmsley nga Jacksonville i erdhi në ndihmë. Walmsley së bashku me Jennifer Howell e ndihmuan oficerin e policisë Vila që ta tërhiqte njeriun në breg.

Burri mezi po reagonte dhe shumë herë koka e tij i zhytej nën ujë. Sapo Howell ishte gati të bënte CPR, burri hapi sytë dhe filloi të përgjigjej. Shumë shpejt erdhi ambulanca e EMS dhe e transportoi atë në Qendrën Mjekësore Blake.

Djali i vogël kishte qenë me fat me që kishte krahët e ajrit dhe, megjithëse ia ishte në det të hapur, ishin në gjendje shpëtohej pa lëndime. Shefi i zjarrfikëseve Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për floaties fëmija do të ishte mbytur.

Oficeri Ermir u nderua nga shefi i policisë Dezzi, dhe Dezzi tha që oficeri u përgjigj menjëherë dhe u përball me një rrezik shumë të madh duke notuar kundër vorbullave rraskapitëse. Dezzi i dha oficerit Vila Medaljen Kryesore të Nderit të Longboat dhe ia dërgoi Shefit të Policisë në Shelby për t’ia dhënë oficerit Ermir Vila.

“Polici shqiptaro amerikan Ermir Vila mbetet qëndroi modest me të gjithë ngjarjen dhe tha se ai nuk e ndjente se meritonte ndonjë vëmendje të veçantë, pasi ai dhe oficerët me të cilët punojnë përpiqen të bëjnë më të mirën për të ndihmuar të tjerët çdo ditë”.

Kjo përgjigje nëse e njeh Mirin nuk duket e thënë sa për modesti. Jeta e tij si oficer policie është mbushur me ngjarje anekdotike të raporteve njerëzore pa paragjykime, dhe atë rolit që duhet të luajë me të vërtetë policia, jo vetëm me elementin e dhunës, por edhe me atë të këshillimit. /Marre me shkrutime nga gazeta Illyria

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com