InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

E DI RAMA, APO NUK E DI RAMA?

11 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
E DI RAMA, APO NUK E DI RAMA?

Nga Brikena Bogdo

E di Rama, apo nuk e di? Pyetje naivo-strategjike e modetatorëve televizivë, në lidhje me hashashizimin e vendit. Prej 75 vitesh në politikën shqiptare, nuk fluturon asnjë mizë, apo mushkonjë, pa dijeninë e kryetarit. Çfarë po ndodh, realisht në Shqipëri? Kujt i duhet kriminalizimi i jetës politike? Kujt i duhet shtimi i drogës së paligjshme? Kujt i duhet i gjithë ky kaos policor? Kush po tenton të depërtojëm në çdo cep të botës? Kush është ai, që nuk po le zona politike, të paprekura prej tij? Cili është ai, që pasi u bë ndër më pasanikët e planetit, synoi të bëhej ndër figurat më me ndikim në politikën botërore?  Ai refuzon identitetin, kufijtë, dhe kombet. Pse i volitet një uniplanet i tij politik? Pse i volitet unimendimi globalist? Sepse e konsideron vetveten Mesia (zoti), apo mos ndoshta tenton të jetë zoti i këtij planeti, ekonomikisht, politikisht, ideologjikisht? Soros, i mbiquajtur edhe Baroni Grabitës, ose the infamous con artist, apo marifetxhiu me i madh i kohës e konsideron veten, sipas fjaleve te tij, “te caktuar nga zoti per t’ju dhene zgjidhje perfundimtare problemeve më të pazgjidhshme.” Në biografinë e tij, të shkruar nga Michael Kaufman, Xhorxh Soros rëfehet se ëndëron atributet e Zotit, në Testamentin e Vjetër, të jetë krijues i gjithçkaje, ndërgjegje e botës dhe prani e padukshme!

Shtetet po sulmohen që të humbin fuqinë e tyre, në favor të globalizmit “sorosian”. Dhe ku më mirë, se në Shqipëri, mund të eksperimentosh, luftën kundër sovranitetit të shtetit. Shqipëria është shteti që e ka humbur sovranitetin prej 575 vitesh. Për 500 vjet u shfrytëzua si çifligu i Perandorisë Osmane, 50 vite u shndërrua në çifligun e Enver Hoxhës. Në këta 5 vitet e fundit është trasformuar në çifligun e hashashit. Rama ka ngritur një çiflig të stërmadh, ku nuk është vetë çifligar, por çifligar është Soros.

Përse Soros shkatërron sisteme politike? Pasi iu vërsul sistemeve të brishta demokratike në vendet e Europës Lindore, tashmë i është vërsulur demokracive të stabilizuara demokratike. Faktikisht, në CNN, në vitin 2014, ka pranuar se fondacioni i tij, në Ukrainë, ka  kontribuar direkt në revolucionin portokalli. Në vitin 2011, revista “Forbes”, publikoi një artikull, soças të cilit, Soros urrehet, pasi shumë aziatiko-qëndrorë, dhe europiano-lindorë, besojnë që ai përdor paratë e tij, për të shkatërruar sistemet e tyre politike

Tenton perandori ndërshtetërore, një entitet me tërë logjistikën e duhur për t’u shërbyer ambicjeve të tij. Sipas Caroline B. Glick, në një shkrim me titull “Fushata e Soros për kaos global”, publikuar në “The Jerusalem Post”, strategjia e Soros-it, është të fusë botën në kaos. Sipas saj, një nga mjetet është shkatërrimi i rolit dhe i figurës së policisë në Amerikë. Shoqata  Black Lives Matter, që ka marrë 650 milion dollarë, nga grupet e kontrolluara prej Soros-it, vetëm vitin e kaluar, është rasti klasik që tregon pikërisht këtë gjë. Çfarë roli ka luajtur Black Lives Matter (BLM) në Amerikë?

Deri tani, policia konsiderohej në SHBA, si ekuivalente e forcave ushtarake. Pikërisht BLM e financuar nga Soros, ka bërë ç’është e mundur, që të politizojë punën e policisë. Sipas qëndrimeve të BLM, policia nuk është më forcë e të mirës, e aftë për rend e ligje, por instrument  represioni ndaj të zinjve. Amerika u mbështet në dy shtylla pas luftës civile, për shmangien e kaosit, tek rendi, fuqizimi dhe ngritja në piedestal i rolit të policit dhe shenjtërimi i kushtetutës. Soros po tenton të dobësojë pikërisht këto dy shtylla, në të gjithë botën. BLM, e financuar prej tij, po bën propagandën që forcimi i ligjit në komunitetet afro-amerikane, të  përdoret me qëllime raciste. BLM është e akuzuar për nxitjen e vrasjes së disa policëve, në disa qytete të Amerikës. Ajo ia ka arritur ta demoralizojë policinë, që njëkohësisht ndihet e kriminalizuar, në përpjekjen e saj për të ruajtur qytetet nga kriminelët. Së dyti, përpjekja e saj për të treguar forcën, kur kërkohet, thuajse është minuar. Policia ndihet e frikësuar, për krimin nga njëra anë, dhe dënimit të opinionit publik, për veprimtari raciste, nga ana tjetër. Demoralizimi dhe frikësimi i policisë, ka shumë mundësi që të krijojë një shtim të krimeve në vend. Me shtimin e krimeve, ja ku u krijua kaosi. Soros po tenton të demoralizojë dhe kriminalizojë policinë, jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën.

Në Shqipëri, tashmë e ka realizuar qëllimin e kriminalizimit të policisë. Aktualisht kemi një zhvlerësim të rolit të policëve dhe shkatërrim i konceptit polici, në vend. Dhe kjo tingëllon një strategji e mirëfilltë për të dobësuar shtete, forca kryesore e të cilave është ruaktja e rendit, nëpërmjet policisë, dhe ligjit nëpërmjet pushtetit gjyqësor.

Një formë tjetër për të destabilizuar Europën, sipas kësaj analistejem është edhe dërgimi masiv i emigrantëve të paëigjshëm. Se fundi CV-ja e Soros-it u pasurua me një përpjekje për të destabilizuar Europën me krizën e refugjatëve sirianë. të cilën e financoi me mbi 500 milionë dollarë, ndërkohë që, sipas mjaft analistëve seriozë, zgjidhja më e lehtë do të kishte qenë strehimi i tyre në vendet, ku e ku më të pasura, të Gjirit Persik, aty ku të shpërngulurit mund të përshtateshin më lehtë brenda kulturës së tyre islame. Nga SHBA, në Europë, e deri në Izrael, Soros po harton politika, për të nxitur këtë emigracion, që do të dëmtonte identitetet kombëtare dhe përbërjet demografike, të demokracive perëndimore. E mail-et, e zbuluara nga DCLeaks, po nxjerrin se si grupet e Soros-it, kanë ndërhyrë, në zgjedhjet europiane, për të mbështetur politikanë, që janë përkrahës të politikave, të kufijve të hapur (për emigrantët nga vendet arabe). Vazhdimisht gazetarët po raportojnë rreth këtij emigracioni. Grupet e Soros-it, po bëjnë çdo përpjekje, që emigrantët e paligjshëm, të hyjnë në SHBA dhe Europë. Ato kanë arritur që të ndikojnë Gjykatën Supreme Amerikane, në mbështetje të emigracionit të paligjshëm, nga Meksika. Edhe në Izrael, Soros ka kundështuar përpjekjet e qeverisë, për ti dhënë fund, fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga Afrika, përmes Egjyptit.

Njëkohësisht, shtete si Franca, Gjermania, sot janë vende ku shtetasit e tyre ndihen të pasigurtë. Siguria kombëtare e këtyre vendeve, aktualisht, është mjaft e ulët. Pra gjenden vazhdimisht, forma për të minimizuar dhe pamundësuar rolin e rendit, për të krijuar kaos dhe pasiguri edhe në shtete të fuqishme të Europës Perëndimore. “Shkatërroje vetë, që ta zgjidhësh po vetë, për të arritur dominimin absolut”, kjo është teoria e Makiavelit, që në 1400-ën.

Pikërisht në këto momente, kur Europa po ndihet më e pasigurt, se kurrë, në një cep të saj, fillon një përhapje e hashashit, në të gjithë vendin. Kush e ka strategji përhapjen e hashashit? Sorosi ka ngritur strategji të mirëfillta për legalizimin e drogave të lehta, në disa shtete të Amerikës. Ish-kandidati për president në Amerikë, Lindon LaRouch publikoi një raport, sipas të cilit, Soros ishte lider i një tregu global, të paligjshëm droge. “Neës Max” ka shkruar, se Soros është një nga lobistët më të mëdhenj në SHBA për legalizimin e kanabisit. “Së fundmi është zbuluar se, Soros ka shpenzuar rreth 80 milionë dollarë gjatë dy dekadave. për të lobuar mbi legalizimin e kanabisit”, shkruan portali. Ai i jep nje OJQ-je amerikane, të quajtur Drug Policy Alliance, 4 milionë dollarë në vit donacion për të lobuar në favor të legalizimit të marihuanës dhe drograve të tjera sintetike.

Një përhapje e hashashit, në mes të Europës, do ishte një ide gjeniale, për të realizuar qëllimin e tij, destabilizimin. Dhe me sa duket, diçka u arrit, pasi shefi i antigrogës italiane hedh alarmin, se Shqipëria po mbyste Italine me drogë. Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk lë ekuivok, teksa e cilëson Shqipërinë vendin e kultivimit më masiv të narkotikëve në Europë. Evidenca për këtë cilësim është e plote, sepse NASA mund të fotografojë në High Resolution, çdo rrënjë hashashi. Soros-it kjo gjendje i volit. Nëse nuk do të ndërronte pushteti në Amerikë, askush nuk do e ndalte finacierin numër një të fushatës së Hillary Clinton, që të realizonte ëndrrën, përhapjen e drogës dhe legalizimin e saj, në zemër të Europës, për ta përhapur, që andej, në mbarë Europën dhe më pas botën. Një mëndje e pakthjellët, e tymosur nga hashashi, dominohet dhe manipulohet lehtësisht.

Njëkohësisht Soros po realizon me forma tejet të sofistikuara, depërtimin e së majtës, atë që Amerika e pas Ëuftës së Dytë Botërore, e lufoi me forcë, rrezikun komunist, fushatë e quajtur asokoho, “gjuetia e shtrigave”, duke i dhënë një dërrmë përfundimtare, infiltrimit komunist në Amerikë. Soros, atë që nuk e arritën forcat e majta, përpara më shumë se gjysëm shekulli, po e tenton sot, por me veshje dhe forma demokratike. Po hedh miliona dollarë për financimin e grupimeve ultra të majta në Amerikë dhe mbarë botën, e dokumenatuar për më shumë se një dekadë. DCLeaks ka zbuluar dokumenta, që  nuk janë veçse disa drurë, brenda pyllit të rrjeteve financuese të Soros. Synimi është uniglobalizëm sorosian, si një Mesia i kohëve moderne.

DCLeaks, ka bërë publike 2576 dokumenta, të hakeruara nga serveri i fondacionit që paraqesin strategjinë e implementuar, për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve dhe në opinionin publik.

Ndihet prania e përhershme e hijes së tij nëpër krizat shqiptare. Kjo përpjekje e miliarderit 85 vjeçar, nuk ka kaluar pa rënë në sy. Një letër e hapur e pesë senatorëve republikanë, drejtuar Sekretarit Amerikan te Shtetit, Rex Tillerson, e bazuar veç të tjerash në një feedback të hollesishëm nga ekspertë me njohje të thella të rajonit, vë alarmin për trafik influence nga Xhorxh Soros, i cili iu kërkon përfaqesive diplomatike amerikane, favorizim politik të grupimeve të majta ne Ballkan, momentalisht në Maqedoni dhe Shqipëri.

Me shumë gjasa, e gjithë fushata e Trump nuk ishte kundër Clinton, por kundër Soros. Të gjitha veprimet e Trump, përpjekjet e vendosjes së mureve kufitare, për daljen e Britanisë nga BE, për mbështetjen e Izraelit, për pezullimin e përkohshëm të emigrantëve myslimanë, janë me qëllimin për të penguar drejtpërdrejt fushatën multimiliardere të Soros. Me ardhjen në presidencë të Donald Trump, Soros ka humbur një miliardë dollarë. Kjo është arsyeja që ai po financon grupimet anti-Trump në Amerikë, pasi ndjen rrezikun, që gjithmonë e më tepër, do të humbasë fuqi dhe dominim ekonomik. Ai hyn gjithmonë për të ndryshuar rregullat e lojës, jo t’ja ndryshojnë të tjerët ato.

E mail-et e zbuluara nga DCLeaks, janë dëshmi se, si grupet e themeluara nga Soros, veprojnë kundër themeleve të demokracive liberale. Demokracia e drejtpërdrejtë, e propoganduar nga Soros nuk është gjë tjetër veçse thelbi i kaosit. Njerëzit në perëndim, shprehet në shkrimin e saj, Caroline B. Glick, duhet të njohin thelbin e të gjitha veprimeve të Soros. Ata duhet të kuptojnë mirë që, përgjigja e vetme ndaj fushatës së tij, është që të ruajnë të drejtat e tyre individuale, dhe kombëtare, duke nisur nga siguria.

Të Lidhura

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER
Show Biz

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER

26 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025

26 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com