Irani është vendi i parë në botë që raportoi valën e re të dytë të infeksioneve të koronavirusit, pasi lehtësoi masat e bllokimit në vend.
Sipas mediave të huaja, vendi i Lindjes së Mesme, regjistroi një rekord të rasteve të mërkurën me 3,574 të infektuar. Numri më i madh i rasteve gjatë valës së parë ishte me 3,186, të regjistruara më 30 mars.
Bëhet e ditur se rritjet e rasteve u ngritën përsëri në fillim të muajit maj, ndërsa vendi tani ka raportuar për tre ditë me radhë me mbi 3,000 të infektuar.