Esse nga Geraldo Enes REXHVELAJ
Politika është instrumenti i vetem me të cilin ne, mund të ndryshojmë sistemin e të përfaqsohemi në çdo nivel të tij.
Nëse nuk bëhesh pjesë e mekanizmit nuk ke mundësi të dëgjohesh, vetëm ankohesh nën zë për problematikat që të përkasin.
Jo vetëm të rinjtë duhet të angazhohen në politikë për të pasur zë, por është dhe vetë politika e cila ka nevojë për të rinjtë për të sjell një frymë ndryshe.
Me kalimin e kohës shoqëria evolon, merr një fytyrë të re, problematikat sociale ndryshojnë, e kush më mirë se një i ri mund ta perfaqesojë këtë faqe të re të shoqerisë?!
Është krijuar një mit se rrethi i politik-bërjes është i ngushtë, i pathyeshëm, i pandryshuar në këto 30 vite tranzicioni drejtë demokracisë, ndaj angazhimi rinorë le të jetë një sfidë më vete për ta thyer një herë e mirë këtë mit.
Vendi ynë ka nevojë për idealist, për njerëz me shpirt të pastër e dëshirë për të bërë mirë , njerëz të papërlyer me krimin e drogën, kemi nevojë për një model të ri qeverisje ku padyshim të rinjtë duhet të kenë përfaqësimin e tyre sa më maksimal.
Së fundmi për t’u përgjigjur pyetjes : Pse Djathtas ?
E Djathta në vendin tonë lindi nga revolta e studenteve të “Dhjetorit 1990” kundër një regjimi të egër komunist e ku më mirë mund ta gjej vetën një i ri se në forcën politikë të krijuar nga të rinj.
Forca e djathtë në vendin tonë, është perceptuar fillimisht si dritare drejtë Europës e sot konceptohet si një thirrje dhe më e shenjtë,”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” , ëndrra që çdo i ri ka, të jetë vendi ynë vendi i mundesive dhe jo ta kërkojmë mundësinë rrugëve të botës.
Nese ndalemi më shumë tek e Djathta në pergjithsi, këtu reflektohen vlera të larta të shoqërisë si familja, e drejta e pronës,e drejta e besimit fetare e për të shtuar së fundmi e drejta e fjalës e mendimit të lirë si të drejta themelore të individit.
Thellë në shpirt çdo njeri është i djathtë e demokrat se të gjithë janë pro lirive individuale ndersa parimisht çdo i ri duhet të jetë pro këtyre idealeve të perfaqesuara djathtas.











