InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

BE-ja e mbyllur deri më 15 maj, Brukseli bën thirrje për një qasje të koordinuar të masave

9 Prill, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
BE-ja e mbyllur deri më 15 maj, Brukseli bën thirrje për një qasje të koordinuar të masave

Bashkimi Europian u bëri thirrje vendeve anëtare për masa të koordinuara kundër përhapjes së koronavirusit si dhe zgjatje të ndalimit të udhëtimit deri më 15 maj. Pas kësaj date Brukseli thotë se do të vendoset mbi vlerësimin e situatës epidemiologjike.

Komisioni Europian u kërkoi vendeve anëtare që të zgjasin ndalimin e udhëtimit deri më 15 maj.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon se masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni nëpërmjet një deklarate.

Komisioneri, Margaritis Schinas, përgjegjës për nxitjen e mënyrës europiane të jetesës, theksoi se deri më tani, shtetet anëtare, kanë zbatuar me sukses masat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Megjithëse ne tashmë mund të shohim rezultatet e para, nevojitet një shtyrje e kufizimeve të udhëtimit për të vazhduar me uljen e përhapjes së sëmundjes. Ne nuk mund ta hapim derën, derisa ta sigurojmë shtëpinë”, tha Schinas.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet: Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Europian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në mënyrë unike.

Deklarata e KE-së thekson se çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve të udhëtimit përtej 15 majit do të vendoset më vonë, dhe do të bazohet mbi një vlerësim të situatës epidemiologjike.

Të Lidhura

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025
Protestat masive në Sofje, dorëzohet qeveria e Bullgarisë
Bota

Protestat masive në Sofje, dorëzohet qeveria e Bullgarisë

3 Dhjetor, 2025
Ky është qyteti më i populluar i botës
Bota

Ky është qyteti më i populluar i botës

26 Nëntor, 2025
Shpërthen pas 12 mijë vitesh vullkani në Etiopi
Bota

Shpërthen pas 12 mijë vitesh vullkani në Etiopi

25 Nëntor, 2025
Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve
Bota

Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve

25 Nëntor, 2025
Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin
Bota

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?
Show Biz

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

22 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com