InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Itali, shumë vdekje brenda shtëpive

6 Prill, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Itali, shumë vdekje brenda shtëpive

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali është edhe më i lartë sesa ai zyrtar nëse do të merreshin parasysh personat që ndërrojnë jetë në banesat e tyre. Për disa qytetarë, kjo është zgjedhje, por edhe nuk ka alternativë nga mbingarkimi i sistemit shëndetësor.

Nga intervistat me familjet, doktorët dhe infermierët në rajonin më të prekur të Italisë, në Lombardi, mësohet se janë të shumta viktimat e koronavirusit që kanë ndërruar jetë në ambientet e shtëpisë.

Vetëm në provincën e Bergamos, ku raportohen mbi 2 mijë të vdekur nga pandemia, një studim i javës së kaluar zbuloi se bilanci real mund të jetë dyfishi, pasi aty përfshihen vetëm rastet në spitale.

Rikardo Munda, që po kryen punën e dy doktorëve në këtë zonë pasi kolegu i tij është infektuar, thotë se konsultat me telefon nuk duken aq efikase.

“Shumica e pacientëve të moshuar duhet të ekzaminohen në shtëpi përndryshe nuk i shpëton dot pasi ata mund të vuajnë nga demenca apo sëmundja e moshës dhe nuk i raportojnë dot simptomat që po përjetojnë.”

Sipas doktor Mundës, nëse njerëzve do u sigurohej shërbim i shpejtë mjekësor do evitohej numri i lartë i vdekjeve në vend, por doktorët e familjes janë të tejngarkuar, nuk kanë mjaftueshëm maska dhe veshje mbrojtëse dhe u kanë kërkuar qytetarët të mos lëvizin për vizita po nuk e patën të nevojshme.

Tani shumë pacientë nuk përfundojnë më në spitale por përkujdesen vetë në shtëpi me ilaçet dhe aparatet ekzistuese kur kanë probleme me frymëmarrjen.

“Shumë familje që e kanë përjetuar një herë humbjen në spital të një anëtari të familjes nuk duan që të ndodhen më larg të dashurve në ditët e tyre të fundit, ndaj preferojnë t’i mbajnë ata në shtëpi për këtë moment të dhimbshëm. Po jetojmë në një luftë reale, një luftë së cilës tani nuk ia shohim dot fundin,” shprehet infermierja Maura Zukeli.

Ajo thotë se eikipi i saj në zonën e Bergamos detyrohet të kalojë orë të vështira e emocionuese në shtëpitë ku ka të prekur me Covid-19.

Italia është vendi i tretë në botë me më shumë raste koronavirusi, me gati 130 mijë të infektuar dhe rreth 16 mijë viktima në mbarë vendin.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com