InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Unë besoj!

28 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Unë besoj!

Nga Gentiana Maçi

Unë besoj !
Ekzistencë, për luftën e nesërme që na pret në sheshin e lirisë.
Kohë për të reflektuar mbi të shkuarën, ku lirinë na e hiqte një virus po kaq vrasës. Ai ishte dhe është i dukshëm, pra njeri, që me gjasë, nëse ne nuk do kemi reflektuar këto ditë lufte me të padukshmen, mutacioni i virusit njeri do na fusë në karantinën e përhershme diktatoriale.
Asgjë patetike nuk ka në pohimin tim.
Tashmë, galeria e Surrelit, po perceptohet si Olimpi i perëndive të vjetra. Zeusi i vetëshpallur, lëshon rrufe, dekrete, dërgon në Had, apo lidh mbi shkëmb, cilindo që ai mendon.
Ne, mësuar jemi, që çdo gjë e kalonim me forcat e mundësitë tona, por ama flitej me pozitivitet, tanimë mutacioni komunist, përveçse nuk arrin të bëjë asgjë vetë, tenton të mbysë çdo fije jete duke u hakërryer, duke ngjallur panik, duke fyer, duke tallur e madje duke bullizuar e mallkuar. Krijuar një lëmsh psikopatish dhe të vjellash neveritëse, të cilat po të shikoheshin me teleskop (mikroskopi duhet për microvirusin), do duhej ta mallkoje jetën dhe jo të luftoje për të.
Drama, se nuk dua ta quaj tragjedi, është pikërisht këtu.
Virusi që po lebetit botën, krahas të tjerave mund të hiqet me ujë dhe sapun si çdo bërthamë proteinike. Ahaa, se me këtë sapunin, ju kujtova mikrozvëndëskokministrin, kur na mësonte se si shplaheshin duart nga lëndët toksike.
Drama e madhe është instalimi ushtark i diktaturës neorilindase.
Këtë duhet të mendojmë dhe synojmë, sapo të kalojmë epideminë.
Në kushtet e sosjes së durimit, nga mungesa e ajrit, e lirisë, e diellit, e qiellit, e lulëzimit pranveror, e kafes së qetë a të zhurmshme, vrullit apo rutinës dembele të një dite normale e përqafimeve njerëzore, duhet të shohim përtej xhamave.
Po, xhamave të miopisë, xhamave të ekraneve, qelqeve të dritareve.
Shkojmë drejt përfundimit të rezervave ekonomike dhe frikës së pamatë për të nesërmen. Psikologjisht të rënduar, teksa presim me sytë në tv për të marrë një shpresë a një dritëz dashamirësie dhe kurajoje, sic duhet e sic ndodh në çdo vend të rruzullit, jemi të “mallkuar” të cingrisim nervat me një monstër, që ka 1 muaj dhe na tregon gjithë neverinë e përçmimin e tij, teksa bënë dhe rolin e viktimës, por dhe të shpetimtarit.
Roli që ka marrë përsipër ja nxjerr në surrat dhe të brendshmen e zezë, gjithë dështimet e tij si prind, si njeri, si piktor, si basketbollist, e si udhëheqês po e po. Mbi të gjitha, si hajdut e grabitës edhe i qindarkave, që sot duhet t’i kishim aty për ta bërë gjumin paska më të qetë. Ai shfaqet dhe si frikaman i paskrupullt, të cilit i dridhet qerpiku dhe teksa sheh shembëllimin e vete ne kamera iphoni, samsungu, apo cdo lloj tel. (Pajisje te cilat ja bejne mishin puçërr sepse e degradojnë dhe e shpërfaqin më lakuriq deri ne kocke. Sa lakuriqi hamëndësuar si mëma e coronës).
O Zot, na ruj mënt e kaptinës !
Ky është bërë si thes qymyri, jashtë zi e brenda sterrë. Ja , ky është përjashtimi, që të detyron më mirë të dashurosh Pinoçetin, sesa të ndeshësh zgërdheshjen e këtij.
Kemi 1 muaj që duam apo s’duam, të paktën 1 herë në ditë do e hasim tmerrin që përçon ai soj njeriu, që thonjtë kthetra i ka gati për gjithë ato që duan ta besojnë.
Përveç çdo ankthi, stresi, paniku çfarë kemi bërë për të merituar një tmerr të shumëfishuar?!
Asgjë në fakt, thjesht kemi heshtur pikërisht, kur nuk duhej, pikërisht kur lirinë na e kanë vjedhur pikë pas pike, duke na gremisur drejt injorancës dhe varferisë, sepse veç kështu nuk do mendonim më për asgjë po thjesht do prisnim lemoshëe do puthnim duart që na vrasin.
Për mos të varur shpresat në sytë djallezorë, në buzëqeshjet e shtirura, në llomotitjet, që nuk sjellin kurrë gjë prej gjëje, ne duhet të krijojmë reagimin kolektiv, sikurse epidemia kërkon imunitetin e turmës.
Le të mbledhim çdo forcë që të fitojmë luftën me të padukshmin, për të patur më pas gjithë energiinë, që të shkelim me këmbë të dukshmin e lajthitur.
Ne do t’i buzeqeshim jetës siç i buzëqeshim rrezes së diellit mengjesor, që na zgjat krahët nga dritarja ne këto kohë terri.
Çdo periudhë kohe ka virusin e saj, ne do i mundim të dy!
Sot të bashkuar në distancë e nesër të mbledhur si një trup i vetëm e me mendjen top për të penguar hijen e zezë.
Liria fitohet, nuk dhurohet!
E më pas shijohet!
Unë besoj . . .
Beso dhe ti, besoni dhe ju !

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com