InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Ambasadori amerikan akuza të forta kundër Kinës: Ka vënë në rrezik gjithë botën

26 Mars, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Ambasadori amerikan akuza të forta kundër Kinës: Ka vënë në rrezik gjithë botën

Ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Kinës duke thënë se vendi komunist ka vënë në rrezik mbarë botën pasi ka fshehur informacione mbi koronavirusin dhe ka lejuar përhapjen e tij përtej kufijve të vendit.

Në një artikull të publikuar ditën e enjte në gazetën “The Times”, ambasadori Woody Johnson deklaron se në fillim ata u përpoqën të fshihnin lajmin, më pas shtoi se Pekini përzgjodhi informacionet që donte të ndante me të tjerët, në kundërshtim me autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë.

Sipas ambasadorit: “Nëse Kina do të kishte bërë gjënë e duhur, në momentin e duhur, shumica e popullsisë së saj dhe në botë, do të mund të kishin shpëtuar nga pasojat serioze që ka sjellë kjo sëmundje”.

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi disa javë më parë se Pekini duhet të kishte vepruar më shpejt lidhur me ndërgjegjësimin e botës nga përhapja e sëmundjes. Ai gjithashtu hodhi poshtë kritikat se etiketimi i kësaj sëmundje si “Virusi kinez” është raciste.

Mes dy vendeve po zhvillohet një luftë e ftohtë, e cila nisi që kur një zyrtar kinez tha se koronavirusi është sjellë në Kinë qëllimisht nga ushtria amerikane.

I njëjti person, Lijian Zhao, që punon në Ministrinë e Jashtme të Kinës, ka shpërndarë së fundmi edhe një mesazh online të një gruaje amerikane, e cila hedh dyshimet se virusi ka kohë që qarkullon në SHBA.
Nga ana tjetër, një senator republikan, Josh Hawley tha të martën se Kina duhet të paguajë për dëmet që i ka shkaktuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai akuzoi Kinën se ka gënjyer për çështjen e koronavirusit dhe kjo neglizhencë po kushton mijëra jetë njerëzish dhe miliarda dollarë dëme në ekonomi.

Në krye të kritikave ndaj Kinës është rrjeti Fox News. Analisti Gordon Chang tha së fundmi se nuk i besojnë shifrat që jep Kina për përmasat e sëmundjes atje.
“Në Kinë, viktima e parë është e vërteta,” tha ai.

Në këtë vazhdë, një padi në grup është depozituar në Florida, duke kërkuar që Kina të paguajë për atë se çfarë ka bërë me trajtimin e krizës së koronavirusit.

Një firmë avokatie në Florida ka ngritur padinë ndaj Kinës dhe një seri agjencish qeveritare kineze në emër të individëve dhe biznesmenëve në SHBA dhe Florida, të cilët janë prekur nga dëmet e shkaktuara si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com