InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

KUJTESË! Rruga e vetme e Maqedonisë nga të gjithë skenarët post-referendum është BE dhe Nato.

19 Mars, 2020
in Opinione
A A
Junta ushtarake e Edi Ramës përballë ushtrisë së koronavirusëve dhe Besëlidhja Kuqezi përballë ushtrisë së ramavirusëve

Nga, Azgan HAKLAJ

Referendumi për emrin Maqedonia e Veriut kristalizoi qartë dy kahjet e faktorit politik në shtetin fqinj, që mbahet në këmbë nga faktori shqiptar, për të cilin janë të interesuara drejtëpërsëdrejti, jo vetëm Tirana dhe Prishtina zyrtare por edhe opinioni publik mbarë komëbtar, SHBA dhe BE.Shqiptarët e Maqedonisë treguan edhe njëherë se ata kanë zgjedhur perendimin si rrugë të ardhmërisë së tyre.

Edhe pse nuk u arrit korumi i nevojshëm i referendumit që nuk ishte obligativ por opinionist, lidershqipi politik, në krye me Ali Ahmetin dhe shqiptarët i dhanë një mesazh të qartë nacionalistit Gruevski i cili po shkon në burg dhe mbështetësve të tij me në krye Presidentin Ivanov që duan ta mbajnë peng Maqedoninë.E kishim në krye të herës të qartë se investimi i madh që kanë bërë vitet e fundit Rusia, Turqia, Serbia për të tërhequr Maqedoninë pas qerres pansllaviste e neootomaniste do të ndikonte në këtë referendum.Sigurisht ato festuan mosarritjen e korumit.

Përtej kësaj qendron mesazhi i qartë e i prerë i votuesve, e në radhë të parë i shqiptarëve të cilët dhanë votën plebishitare pro një shteti të integruar në organizmat përendimorë, si e vetmja alternativë e të ardhmes së tyre.Shtetet që sponsorizuan propogandën nacionaliste e antieuropiane kanë arsye të forta historike e politike për të mbajtur peng Maqedoninë.

Rusia si fuqi e madhe botërore ka katër shekuj që kërkon që Ballkani të jetë domeni i saj politik, ekonomik e ushtarak.Politika pansllaviste e ideuar nga Pjetri i madh e Katerina e madhe dhe e vënë në jetë nga udhëheqësit bolshevikë të Bashkimit Sovjetik përkrahet sot nga Cari i ri Putin.Ai e sheh Naton si rrezikun kryesor që i kanoset interesave hegjemoniste të kombit të tij.Turqia nga ana tjetër është në armiqësi me BE dhe perendimin, jo vetëm për shkak se ka pritur 50 vjet që ti hapen dyert e BE, por më tepër për shkak të ideologjisë neootomane.

Flamurin e tund Erdogani, i cili ka probleme të mëdha me demokracinë, kurdët, lirinë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë parimet themelore të demokracisë përendimore dhe themeli mbi të cilin është ngritur vetë Bashkimi Europian.Perendimi i ka bërë të qartë Presidentit Erdogan se shteti i tij nuk mund të jetë asnjëhere vend antar i BE, për sa kohë nuk implimenton në politikën e brendshme e të jashtme vlerat që gjenden në themel të Bashkimit Europian.

Serbia si trashëgimtare e Jugosllavisë dhe e politikës ultranacionaliste pas dështimit në Kosovë ka hapur frontin nr dy të betejës politike në Maqedoni.Ajo deshiron destabilitetin e saj dhe shërbimin e nje reaksioni zinxhirë.Për të venë në jetë planin e një Serbie të madhe, në këtë skenar kanë arritur të tërheqin Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Për interesat e tyre utilitare trinomi Thaçi- Rama- Vuçiç u përpoqën të jetësojnë planin e ndarjes së Kosovës të mbështetur nga Putini dhe Erdogani.Edi Rama në marrveshje të fshehtë me grekët shiti detin dhe pushkatoi Çeshtjen Çame, njëkohësisht i dhuroi portin e Vlorës së Ismail Qemalit Erdoganit, pikërisht në Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu).Shembi simbolet kombtare.Vendosi kufinj të rinj mes shqiptarëve si traun pa alternativë të Rrugës së Kombit.Trinomi Thaçi- Vuçiç-Rama ishin krushqit e Erdoganit në celebrimin e Kalifatit të tij duke e shpallur vehten Sulltan.

Pas vizitës së Kryeministrit Haradinaj në Amerikë i cili kundershtoi i vendosur korrigjimin e kufijve dhe gjeti mbështetjen e SHBA dhe shumë vendeve të Bashkimit Europian Thaçi u zbyth duke ndërruar tezën me korrigjim të lehtë të kufijve.

Deklerata e fortë e Kryeministrit Haradinaj:”Kush ka vdekur nuk mund të ngjallet përveç Krishtit” dhe Rezoluta e Qeverisë së Kosovës ua prishi ëndrren kumbarëve të Erdoganit.Në rezolutë thuhet qartë:”Kufijtë në Republikën e Kosovës shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm janë të pacënueshëm dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës si autoritet suprem me votat e 2/3 të gjithë deputetëve do të ratifikojë marrveshjen ligjërisht, obligative mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Pasi deshtoi plani rus në Mal të Zi, ku edhe aty shqiptarët vendosën me votën e tyre kahjen drejt Natos dhe përendimit, ashtu siç patën përcaktuar në referendumin e 2006 shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia.Pasi Putin dhe Erdogan dështuan në planin e ndarjes së Kosovës u intervenuan në Maqedoni për të penguar referendumin i cili nuk ishte obligativ.

Edhe pse nuk u arrit korumi shumica gati absolute e pjesëmarrësve në votime i thanë po Natos dhe BE.Në të gjitha vendbanimet e shqiptarëve pjesëmarrja ishte e lartë, e kaloi korumin dhe votoi plotësisht pro këtij misioni dhe ëndrre të kahershme të tyre dhe Kombit tonë për integrimin e bashkimin në strukturat Euro-Atlantike.

Numri i madh pro i pjesëmarrsëve në votime, mbi 600 mijë i jep shanse të mëdha koalicionit qeverisës të gjejë mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë për të çertifikuar emrin Maqedoni e Veriut.Çdo lloj skenari post- referendum nuk ka rrugë tjetër veçse Maqedonia e Veriut në Nato dhe BE.

Shkëputur nga Libri im “Gjergj Kastrioti- Moisiu Ynë”.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025

21 Shtator, 2025

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com