InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Skender Doçi: Koha për reflektim…

19 Mars, 2020
in Opinione
A A
Skender Doçi: Koha për reflektim…

Ajo që mund të kontribuojë secili në këtë situatë të pazakontë, është të rrijë brenda në shtëpi. Kjo është masa e vetme që frenon përkeqësimin e situatës, e cila nga mosvlerësimi i duhur, mund të rrëshqasë deri në një kolaps kombëtar, ku jeta e shumë njerëzve rrezikohet seriozisht.

Në fund të fundit, brenda në shtëpinë tënde po rrin, hap dritaret, hyn ajri dhe dielli, ke internet, ujë, drita. Na duhet që në një kohë akoma të pacaktuar (por afatshkurtër) të provojmë një jetë brenda në shtëpi, pa punë, pa mjedis social, pa aktivitetin e përditshëm që kryenim .Gjendemi në mjedisin tonë familjar, të cilit shpeshherë për arsye të punëve, nuk i kemi dhënë kohën e nevojshme.

Tani nga halli, mund t’i quajmë “pushime në shtëpi”, biles duhet t’i konsiderojmë dhe t’i shijojmë si të tilla. Për më tepër, kjo është mënyra për të ruajtur shëndetin e familjeve tona dhe jetën e shumë njerëzve, d.m.th të mbrohemi nga e keqja duke qenë familjarisht bashkë në shtëpi dhe në kushte normale. Nuk ngjan fare e padurueshme, aq më tepër e tmerrshme sikurse e quajnë disa.Sipas tyre, jeta për jo pak femra që janë shtëpiake në shoqërinë tonë, rrjedhka kot dhe pa vlerë.

Ndoshta, ata që e rrisin vazhdimisht këtë kategori sociale (shtëpiakeve), e cila është e respektuar, pavarësisht disa kufizimeve me natyrë shoqërore dhe sociale, s’rrikan dot brenda për vete dy-tre javë apo edhe më shumë.Kjo e gjitha në kuadrin e mbrojtjes së shëndetit familjar për të cilin nëna, motra ose bashkëshortja, ka vënë gjithçka nga veprimtaria dhe jeta e saj, në funksion të familjes dhe shëndetit. Unë nuk e përkrah aspak, fenomenin social të lënies së femrave në shtëpi, përkundrazi.

Por, e mora si rast krahasimi për të shpjeguar padurueshmërinë e disave në rrethanat konkrete të tanishme, aq më tepër, që distanca dhe komunikimi me shokët, të afërmit dhe kolegët tani është shkurtuar në një klikim.Mendoj, se në masën 70 %, padurueshmëria e këtyre njerëzve është mungesa e lokaleve bareve dhe kafeve dhe shkurtimi i disa orëve me muhabete, llafe dhe thashetheme pa asnjë vlerë që bëhen në këto mjedise.Unë personalisht lokalet, i radhis si aktivitetin e dytë të dëmshëm pas llotove, në aspektin social, shoqëror dhe familjar.

Si rezultat, gjej rastin të shpreh mendimin tim, mbi taksimin shtesë duke e klasifikuar një aktivitet pa asnjë dobishmëri shoqërore. Sipërmarrësit e kësaj kategorie, duhet të paguajnë një taksë fillestare të majme për hapjen e këtij aktiviteti.Gjithashtu, taksat normale periodike që shtrihen përgjatë vitit duhet ti kenë 2-3 herë më të mëdha se sipërmarrjet e tjera, dhe për këtë lloj shërbimi nuk duhet të ekzistojë fare koncepti i biznesit të vogël.

Nejse, kthehemi tek objekti i shkrimit.Si t’i mirëpërdorim e t’i shfrytëzojmë këto “pushime” me familjen në kushtet e shtëpisë?

… Së pari

Prezencën tënde në shtëpi, është koha ta shfrytëzosh në më të mirën e mundshme, për nevojat e familjes, punës pse jo edhe pasionit, me leximin e librave, internetin dhe televizionin.Është koha më e artë, pa ngarkesa, pa zhurma, pa ego , pa ambicje të tjera, pa presione dhe jashtë etheve të fitimit e humbjes.

… Së dyti

Si një kohë reflektimi personal, jo vetëm për familjen por edhe shoqërinë, politikën, punën dhe mjedisin.Në fokus duhet të vendosësh, veten tënde, punën, sjelljen, mendimet dhe veprimet e tua në jetën e përditshme. Është koha e meditimit dhe reflektimit, për ata që kishin harruar se janë njerëz, të tjerët janë po njerëz dhe marrëdhëniet mes tyre janë njerëzore.

Për ata, që njerëzit e tjerë i konsiderojnë veçse qenie për përdorim dhe për shfrytëzim sipas nevojave që i lindin në kohë të ndryshme. Për të gjithë ata që kanë qenë mbartës dhe implementues të viruseve me rrezikshmëri shoqërore si, egoja, snobizmi, epshet seksuale, padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet, shpërdorimet, servilizmat, diversionet, intrigat, llafet, thashethemet, keqdashjet, shpifjet,…etj, kjo është koha e reflektimit total për secilin.

… Së treti

Duhet të reflektojmë mbi konceptin e punës, kryerjen me pasion dhe ndershmëri të saj. Secili njeri pavarësisht punës që bën, quhet punëtor, i cili mund të jetë i mirë, i keq, dembel, ose hajdut.Dëshiroj të theksoj këtu se, në kryerjen e punës, mundësia e shfaqjes së veseve dhe negativiteteve vjen në përpjestim të drejtë me ngritjen e hierarkisë.

Unë nuk mendoj se një deputet, politikan, ministër apo drejtor (në rrethanat e vendit tonë), është më i ndershëm dhe më i drejtë se një punëtor ndërtimi, një nënpunës i thjeshtë apo një punonjës banke. Në punën që kryejmë secili nga ne, duhet të ketë si model dhe referim homologun e tij në perëndim.

Po ta krijojmë këtë standart mendimi dhe veprimi, shoqëria jonë do njohë një qytetërim dhe zhvillim të shpejtë, nuk do humbim kohë as energji duke i prerë rrugën dhe penguar njëri-tjetrin si njerëzit primitiv. Secili e ka rrugën e hapur drejt Evropës, me vetëformimin, karakterin dhe punën që kryen.

… Së katërti

Marrëdhënia dhe besimi i secilit qytetar me politikën.Fjalën nuk e kam për situatën emergjente në të cilën ndodhemi, pasi duhet theksuar, se sjellja e gjithësekujt ka qenë në lartësinë e duhur, si e individëve ashtu dhe e politikës, pasi gjendemi në të njejtin front të përbashkët, kundër një armiku vrastar, por që nuk e sheh asnjeri.Ajo që dua të theksoj, është fenomeni dhe situata para dhe pas kësaj kohe emergjente.

Qytetarët dhe sipërmarrësit që sigurojnë jetesën dhe fitimin me punë të ndershme, sapo të merren me politikë janë të përdorur. Ky fenomen, do të vazhdojë deri atëherë kur secili individ ta kuptojë se politika ka ngjashmëri me kompanitë piramidale në fushën e parasë. Për t’i shpëtuar kësaj skeme, nuk duhet t’i çosh paratë atje pavarësisht reklamës, marketingut, tundimit dhe joshjes që të ofrohet.Varësisht nga kjo, ke shpëtuar nga politika nëse nuk merresh me të.

Ky është njeriu i kohës, qytetari evropian.Për karshi këtyre që thamë theksoj se, duhet të jesh një qytetar pjesëmarrës në çdo proçes demokratik nëpërmes votës së lirë, ku gjykimi dhe vlerësimi jot duhet të jetë i ftohtë dhe i mbështetur vetëm në interesin personal (per nje mirëqenie më tëmirë dhe të qëndrueshme) dhe atë kombëtar.

… Së pesti

Kjo situatë, na kujtoi se mund të jetojmë edhe pa një numër të stërmadh makinash, biles shumë më të lirë, të qetë, pa zhurma, dhe ajo që është më e mira pa ndotje. Llogariteni sikur çdo familje të kishte një biçikletë, sa është kursimi familjar, sa ulet ndotja, sa lehtësohet parkimi, sa shkurtohet stresi dhe humbja e kohës në trafik?Nuk ka më ndotëse se makina, qoftë në lëvizje ose në parkim.

Mendoni qindra-mijëra objekte metalike, me gomina, karburant, vaj, gaz karbonik, pllaketa elektronike që përmbajnë rrezatim (e kanë të shënuar mbi to, se duhen hedhur vetëm në kosh) që i kemi para hundës së fëmijëve tanë.

Të zëvendësosh biçikletën me makinën (aty ku është e mundur), është sikur të zëvendësosh ditën me natën, harxhimin e madh me kursimin, shëndetin me sëmundjen. Ndoshta do ishte mirë, që aty ku nuk ka korsi për biçikleta, Kodi Rrugor t’u jepte përparësi në lidhje me makinat, do ishte më se e justifikuar çdo metodë dhe mekanizëm që e stimulon lëvizjen e biçikletave brenda qendrave urbane..

Në mbyllje të këtij shkrimi, dëshiroj të shpreh edhe parashikimin tim, për dëmet që mund të shkaktoj në njerëz Covid-19 në vendin tonë. Mendoj se, për fat të keq, numri i personave që mund të humbin jetën nuk do t’i kalojë tridhjetë.Kjo si rezultat i masave të karantinës, të cilat kanë gjetur mirëkuptimin e mbi 95% të qytetarëve shqiptarë.

Vitalitetiti në karakter, në gen, dhe në fizikun e shëndoshë të racës shqiptare, shto këtu, edhe karakteristikën se jemi një popull jo i plakur, është një garanci tjetër e fortë.Gjithashtu, një pjesë jo e vogël e popullsisë jeton në fshat, ku rreziku i përhapjes së infeksionit është shumë herë më i vogël.

Doja të shtoja këtu, edhe faktin se mosha e katërt tek ne, vjen nga sistemi i kaluar ku vuajtjet dhe shqetësimet kanë qenë shumë herë më të mëdha se koronavirusi, por kanë jetuar në ajër pa ndotje, me ujë të pastër, ushqim të pakët, por bio. Kështu që, në asnjë lloj rrethane, nuk mund të bëjmë një paralelizëm me Italinë fqinje për rrezikun në fjalë.

Sa më shumë t’i respektojmë rregullat e karantinës, higjienës dhe dizenfektimin, aq më i vogël do jetë ky numër, do bjerë poshtë njëzetës.Po t’i respektojmë akoma edhe më korrekt, të jeni të sigurtë se numri i viktimave do jetë poshtë dhjetës.

Prandaj forca, të gjithë së bashku, për një jetë më shumë!

Skender Doçi

19 Mars 2020

Tags: Skender Doçi

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com