Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Shqipëria duhet të jetë gati për cdo skenar që mund të ndodhë nga koronavirusi, ndërsa nuk ka nguruar ta krahasojë atë që mund të vijë me atë se çfarë ndodhi ndë Itali.
Kryeministri tha ndër të tjera se çdo vend është në luftë dhe i vetëm ndërsa shtoi se ne kemi veten dhe Zotin.
Rama pohoi se mund të vijë koha që qeveria, deputetët apo edhe ata që marrin rroga të larta në vend, mund të mos e marrin pagën e fundit të muajit.
“Skenari më i keq është tragjedia e Italisë që mund të ndodhë edhe këtu, nëse s’jemi strikt me masat dhe duke parë Televizor e duke u frymëzuar nga stresi e mërzia, marrim përsipër të diskutojmë masat e opinionet që s’kanë lidhje me gjërat e duhura. Ne i kemi marrë dhe do i marrim të gjitha masat, jemi të bindur se çdo ditë po shpëtojmë jetë e po lehtësojmë plagë, po e pengojmë virusin të avancojë me shpejtësi por askush se di, në asnjë vend të botës se di në çfare pike agresiviteti i këtij armiku mund të na çojë. Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha, ti lutemi Zotit që mos gjendemi përballë më të keqes fare se përballë saj gjunojëzohen edhe SHBA. Nevoja për të financuar në vijimësi këtë luftë, duke financuar armatën në vijë të parë është nevojë jetike e ne do e plotësojmë, të gjithë ata që kërkojnë gjëra që në kohë paqe nuk pranohen, këtu kam parasysh ata që janë të pasur.
Mund të vijë koha që qeveria e deputetët të mos marrin pagat siç do e merrnin në kohë paqe, mund të vijë koha që të gjithë ata që kanë rroga të larta në vend të mos e marrin, e duhet ta pranojmë e duhet të jemi të privilegjuar që mund ta bëjmë këtë sakrificë pa i lënë fëmijët pa bukë por të ndihmojmë të tjerët të ushqehen, në këtë luftë çdo vend është i vetëm, ne kemi veten dhe Zotin që është i madh”. tha Rama.











