Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të komentuara të ekranit për shkak të jetës private.
Gjatë një interviste të shkurtër me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Rudina ka treguar se si e kanë përjetuar prindërit e saj ndarjen nga Aleksi dhe lidhjen me Markun.
Ajo tha se falë tyre e pati më të lehtë ndarjen dhe e përballoi më mirë situatën.
“Si e kanë prit familjarët e tu kur u ke thënë që do ndahesh dhe je lidh me Markun”, i shkruan një ndjekës.
“Si çdo familje që e dëgjon ndarjen. Mërzi, trishtim etj. Por ama shumë mbështetje. Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kur vetëm. Kam parë prindër që hiqen si të emancipuar dhe me nivel, por kur vjen dita për të mbështetur vajzën, kanë turp nga fisi”, thotë Rudina.
