InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Skender Doçi: Solidaritet me të varfërit!

17 Mars, 2020
in Opinione
A A
Skender Doçi: Solidaritet me të varfërit!

Në këtë kohë, jo normale, “Ai që ka, të ndihmojë sadopak atë që s’ka”, dhe disa sugjerime të vogla në këndvështrimin personal.

Karantina pothuajse e plotë, që vendosi qeveria shqiptare dhe vazhdon akoma, ishte veprimi më se i duhur, ndoshta disa masa edhe më shtrënguese janë në dobi të secilit qytetar. Edhe shoqërimi me penalitete ishte hapi i duhur.

Pasi ti, nuk përballesh me një rrezik personal, për të cilin je i lirë nëse don ta përqafosh, por sjellja jote, jashtë rregullave të karantinës përbën një rrezik jete për shoqërinë.Prandaj, secili qytetar është i detyruar me patjetër, ti respektojë një për një, deshi e s’deshi.Kush dëshiron ta mbartë virusin të shkojë tek infektivi ta marrë, ta çoj në familjen e vet, e pastaj të vendoset në karantinë absolute si shtëpi, ndoshta i rrethuar edhe me polici, për mos ta kaluar tek të tjerët që e vlerësojnë realisht dhe në mënyrë objektive rezikun imediat nga koronavirusi.

Por, çfarë mund të shfaqet në horizont nga fundi i javës që jemi dhe në fillimin e javës tjetër?E para dhe që është më urgjente, fillon të shfaqet një krizë e pjesshme humanitare.Ka shumë familje, e theksoj kryesisht në zonat urbane, ku rezervat monetare në kushtet e mungesës së punës, i kanë jo më të mëdha sesa për 10 ditë. Janë familjet me asistencë sociale, ku nga ajo pak përkrahje ekonomike, kanë harxhuar edhe ndonjë lekë për doreza apo maska për fëmijët, janë njerëzit e vetmuar, të moshuarit që i kanë të vogla pensionet dhe kanë harxhuar me tepër nga kohët normale, për ndonjë masë mbrojtëse, dhe medikamente shtesë që mendojnë se i mbron sadopak.

Prandaj, duhet një solidaritet i madh në shkallë kombëtare nën moton: “Ai që ka, të ndihmoj sadopak atë që s’ka”.Pikësëpari këtë frymë duhet ta iniciojë dhe të bëj nismat konkrete Qeveria.Mendoj se çdo filial banke duhet të jete i hapur me staf të reduktuar, ku njerëzit mund të kryejnë veprime.Kategoritë me nevoja urgjente, duhet të kenë mundësinë të marrin një minikredi brenda 24 orëve, deri në 20 000 lekë, të cilën në një kohë të mëvonshme, duhet ta paguajë qeveria krejt, ose në rastin më të keq, duhet të paguaj gjysmën e saj. Edhe pikat e postës duhet të përfshihen në këtë aksion.

Shteti duhet t’u paguaj dritat dhe ujin për muajin Mars, dhe për kohën sa vazhdon karantina e plotë, kjo për çdo familje që është në nevojë, në të gjitha qendrat urbane, pasi këtu edhe pasojat e karantinës, janë më të mëdha se në fshatra.Pastaj mendoj, se mund të caktohet një karantinë edhe më e fortë nga ora dy e ditës deri të nesërmen në orën tetë të mëngjesit.

Gjatë ketyre 6 orëve, disa nga shërbimet dhe aktivitetet që janë pothuajse të domosdoshme, dhe s’kanë natyrë grumbullimi dhe nevojë për mjete transporti qoftë publik apo personal, mund të dalin jashtë kushteve të karantinës.Në pjesën e jashtme të derës çdo njësi shërbimi duhet të ketë qese të thjeshta në mënyrë që klienti që futet brenda njësisë të mbeshtjellë këmbët deri në daljen e tij.

Gjithashtu, sipermarrësi që ofron sherbimin, duhet kohë pas kohe të bëjë larjen dhe disenfektimin e banakut dhe te dyshemesëKujdes me dorezat, (kur s’ke mundësi për t’i ndërruar) duhen larë shumë dhe dizenfektuar sikurse duart, kush s’ka mundësi për ti blerë, kur del nga shtëpia mund të përdor qeset e thjeshta të ushqimoreve, të cilat duhet ti hedhe vetëm në koshGjithkush që shërben dhe i shërbehet duhet të ketë doreza dhe maskë. .

… Do ishte shumë më i vogël rreziku, në qoftë se njerëzit, që dalin për nevoja imediate do lëviznin në një sens drejtimi (parimin e makinave) pasi do shmangej përballja e tyre në trotuar, duke iu shmangur frymëmarrjes dhe kollitjes ballë për ballë, edhe përqendrimi i njerërzve do ishte më i vogël. Për mendimin tim, kjo është një masë e thjeshtë por goxha e rëndësishme, edhe për faktin se tani rrugën mund ta këpusësh kudo.

… Njerëzit që punojnë në kompanitë e pastrimit të mbeturinave, duhet të kenë masa mbrojtëse të njëhsuara me punonjësit që shërbejnë në spitalet e infektivit.Njerëzit që dalin më shpesh nga shtëpia, duhet të bëjnë 2-3 herë dush në ditë dhe rrobat duhet t’i ndërrojnë shpesh dhe s’duhet t’i lënë në mjediset afër personave në shtëpi.

Gjithashtu, ata që dalin duhet t’i lënë këpucët gjithmonë jashtë shtëpisë dhe kohë mbas kohe t’ju bëjnë një larje ose dizenfektim.Është shumë e rëndësishme edhe karantina brenda familjes, hajde e gjeje, a e ke dhe kush e ka!? Aq më tepër, që ky virus, nuk “njeh” dëshira, dashuri, lidhje gjaku, moshë as shoqëri … etj.

… Secili, duke mbrojtur vetën, ka mbrojtur edhe të tjerët!

Skender Doçi, 17 Mars 2020

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com