“Sot në ditën e femrës, të gruas dhe të nënës, ky çmim “Zëri i Fishtës” dhënë nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren, është një dhuratë që m’i shton përgjegjësinë për promovimin e “Homerit Shqiptar”, At Gjergj Fishtës.
Në çdo çmim, mirënjohje apo titull nderi, ua kam dedikuar prindërve të mi, familjes sime, kurse çmimi “Zëri i Fishtës” shkon për gjithë gjakun e At Fishtës, pasi nuk janë pak, nga Domgjoni i Mirditës, në Zadrimë, në Kosovë, në diasporë dhe deri në Amerikën e largët”!!!












