InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Lajm i mirë nga shkenctarët izraelitë: Vaksina kundër koronavirusit brenda disa javësh do të jetë gati

13 Mars, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Lajm i mirë nga shkenctarët izraelitë: Vaksina kundër koronavirusit brenda disa javësh do të jetë gati

Shkencëtarët izraelitë janë shumë afër zbulimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vaksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 ditësh, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

“Urime për MIGAL (Instituti Galilee për Hulumtime) për këtë lajm të mahnitshëm”, tha Akunis. “Jam i bindur se do të këtë përparime në këtë fushë, duke na mundësuar një kundërpërgjigje kundër kërcënimit global Covid-19”, tha më tej ministri.

Në katër vitet e fundit, një skuadër me shkencëtar të MIGAL kanë qenë duke zhvilluar vaksina kundër infeksioneve dhe viruseve që sulmojnë organet e frymëmarrjes (IBV), të cilat edhe shkaktojnë sëmundjet bronkiale. Efektiviteti i vaksinës ka rezultuar i suksesshëm gjatë provave paraklinike në Institutin e Veterinarisë.

“Në fillim qëllimi i jonë ishte të zhvillonim teknologji për këto sëmundje dhe jo një vaksinë specifike për këtë apo atë lloj virusi”, tha Dr. Chen Katz, lider i grupit të bioteknologjisë në MIGAL. “Korniza shkencore për vaksinën bazohet në një vektor të ri të paraqitjes se proteinave, e cila formon një proteinë të tretshme që jep antigjenin viral në indet e mukozës nga endicitoza e vetaktivizuar, duke bërë që trupit të formon një antitrup kundër virusit”.

Endicitoza është një proces qelizor në të cilin substancat futen në një qelizë që rrethohet me një membranë qelizore, duke formuar një vezikul që përmban materialin e tretur.

Në provat paraklinike, skuadra ka demonstruar që vaksinimi oral shkakton nivele të larta të antitrupave specifik në IBV, thotë Katz.

“Le ta quajmë këtë një fat të madh”, tha ai. “Ne vendosëm ta zgjedhim koronavirusin si një model për sistemin tonë sa për ta provuar konceptin e teknologjisë sonë”.

Por pasi shkencëtaret vëzhguan në një vijë ADN-në e koronavirusit të ri që është përhapur në tërë botën, studiuesit e MIGAL e ekzaminuan atë dhe zbuluan që koronavirusi i shpendëve ka ngjashmëri të madhe gjenetike me atë të njerëzve dhe se ka efektin e njëjtë të infeksionit, gjë që rrit gjasat për krijimin e një vaksine për njerëzit në një kohë shumë të shkurtër.

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që ta përshtatim atë me radhitje të re”, thotë ai. “Ne jemi në mes të procesit dhe shpresojmë që pas disa jave ta kemi vaksinën gati për përdorim klinik. Po, pas pak javëve, nëse çdo gjë shkon si duhet ne do ta kemi vaksinën që mbron nga koronavirusi”.

MIGAL do të jenë përgjegjës për zhvillimin e kësaj vaksine të re, por kjo do të shkojë nëpërmes një procesi kohor, përfshirë provat klinike dhe në fund prodhimin e saj, thotë Katz.

Akunis tha se e ka udhëzuar ministrinë e tij, drejtorin gjeneral që t’i shpejtojnë procedurat e aprovimit me qëllimin që të sjellin sa më shpejt vaksinën për njerëzit në treg.

“Duke qenë se ka nevojë globale për vaksinën kundër koronavirusit, ne po bëjmë gjithçka që mundemi që ta përshpejtojmë këtë zbulim”, tha CEO i MIGAL, David Zigdon. Vaksina “do të aprovohet brenda 90 dite”, thotë ai.

Do të jetë një vaksinë orale, që do ta bëj të pranueshme atë për të gjithë njerëzit, tha Zigdon.

“Momentalisht ne jemi në kontakt intensiv me partneret tanë potencial që do të ndihmojnë përshpejtimin për ta testuar atë në njerëz dhe të arrimë në produktin përfundimtar”, tha ai.

Të Lidhura

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026
“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026
Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026
Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026
Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com