InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kurti u shkruan letra Trumpit dhe Pompeos, godet Thaçin: Nisim heqjen e taksës, adresa e dialogut jam unë

2 Mars, 2020
in InfoPress, Lajme
A A
‘I kam dërguar 3 ftesa’, Thaçi tregon kur e pret në zyrë Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Kurti i ka njoftuar ata për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke treguar procesin e heqjes së tarifës. Ai po ashtu i ka njoftuar se dialogun e Kosovës me Serbinë do ta udhëheq vetë ai si kryeministër i Kosovës

Në letrën e shkruar për Trump, Kurti ka shkruar se po e njofton atë për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kurti e ka falënderuar presidentin e SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshje historike që do të krijonte paqe të qendrueshme, stabilitet dhe siguri në Ballkan”, i ka shkruar Kurti Trumpit.

Ndërkaq ai ka përmendur edhe heqjen e tarifave ndaj mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke shpjeguar procesin e heqjes së tarifës.

“Së këndejmi, duke filluar nga 15 Marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë seveprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushtatën për çnjohjet e Kosovës. Ne poashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar në letrën e tij se dialogun me Serbinë do ta udhëheq ai, si kryeministër i Kosovës.

“Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Europian, për ta çuar përpara këtë proces”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar edhe për marrëdhënies e Kosovës me SHBA’në, duke theksuar se qeveria e tij i sheh këto marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin.

“Qeveria ime i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendinn tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Administrata juaj tashmë ka pasur ndikim të madh pozitiv në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë energji të reja dhe zbatueshmëri në zgjidhjen e problemeve, gjë që ne e mirëpresim jashtëzakonisht shumë. Mezi presim ta thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera”, ka shkruar Kurti.

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com