Si një zonë me traditë në këtë sport, ri ngritja e futbollit në lavdinë e dikurshme është synimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Për këtë qëllim është ngritur zyra rajonale në Lezhë, ku bëjnë pjesë edhe Kukësi e Peshkopia dhe menjëherë ka nisur puna për seleksionimin sportisteve të rinj për krijimin e ekipeve të këtij rajoni. Mungesa e infrastrukturës sportive mbetet problem në zonën e Lezhës.
Përgjegjësi i Zyrës rajonale të FSHF Kristjan Gjidodaj thotë dhe se ky rajon ka futbollist mjaft premtues për të ardhmen, por është e nevojshme mbështetje financiare e pushtetit vendor për zhvillimin e këtij sporti. Federate Shqiptare e Futbollit ka seleksionuar 180 fëmije me qëllim krijimin e 3 ekipeve të këtij rajoni, përkatësisht U11, U14 dhe U15.