Një pamje që nuk e shohim në përditshmëri e kanë realizuar dy yje të filmave.
Ata kanë dalë nudo për të bërë një xhiro me motor. Sebastian Stan, i cili luan rolin e Bucky Barnes tek filmi “Avengers” dhe aktorja irlandeze Denise Gough hoqën veshjet dhe dolën në mëngjes për të lundruar në Athinë.
Nuk është as guxim, as veprim i shkaktuar nga gjendja e dehur. Kjo pamje do jenë një ndër skenat e filmit të ardhshëm “Monday”.
Diçka që vihet re është se nuk janë aspak të turpshëm. Nuk dihet se për çfarë flet filmi, por nuditeti i aktorëve do i bëjë të gjithë që të duan të hënat.