JT Jemima Packington, fallxhorja që parashikon me asparag, mendon se presidenti Donald Trump nuk do të jetë për shumë kohë në këtë detyrë. Fallxhorja, e cila parashikoi që Anglia do fitonte Kupën e Botës thotë se për Trump 2020-ta është një vit i vështirë.
Packington thotë se Trump do të rizgjidhet këtë vit, por do të fajësohet përsëri dhe do të largohet nga detyra. Vitin e kaluar Jemima, e njohur edhe si ‘Mystic Veg’, parashikoi saktë një vit me temperatura ekstreme në të gjithë globin. Parashikuesja e fatit është ndalur edhe tek familja mbretërore, që sipas saj këtë vit do të përballet me mjaft trazira. Po ashtu Jemima thotë se në familjen Mbretërore do të ketë si lindje, por edhe vdekje.

Sipas saj, stuhitë, tajfunet, uraganet dhe përmbytjet do të rriten dhjetëfish, ku kryesisht vendi më i goditur do të jetë Mbretëria e Bashkuar.