InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Ne nuk hamë bar”, Haradinaj nuk ia lë mangët Ramës: Taksa me Serbinë nuk besoj se hiqet pa njohur pavarësinë e Kosovës

2 Janar, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Ne nuk hamë bar”, Haradinaj nuk ia lë mangët Ramës: Taksa me Serbinë nuk besoj se hiqet pa njohur pavarësinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë në një intervistë për Kosova press, se nisma për minishengenin ballkanik ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Por ai thotë se është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte nga tregu i Kosovës dhe kjo e fundit nuk do të merrte asgjë mbrapsht. Ai i përgjigjet edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Haradinaj: Rama duhet të kuptojë që në Kosovë nuk hamë bar

“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht”.

Haradinaj thotë se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai thotë se mund të flitet për një minishengen mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo duke përfshirë Serbinë.

Haradinaj: Pse të forcojmë tregjet për Serbinë, e nuk integrohemi ndërsjellë Kosovë-Shqipëri

“Pse ne duam me i forcu tregjet tona për ekonominë e Serbisë e nuk integrohemi ndërsjellë, pse nuk kthehemi ne njëherë në një treg të fuqishëm e pastaj edhe të bashkëpunojmë me të tjerët, është tepër e ngutshme me hap Kosovën për Serbinë, me heq taksën për Serbinë, me hap tregun e Shqipërisë për Serbinë për çfarë, vetëm me i bë qefin Vuçiçit ose Rusisë, jo nuk guxojmë ashtu”,

Për Haradinajn, taksën mbi mallrat serbe nuk do ta heqë as qeveria e re e Kosovës.

Haradinaj: Nuk besoj që hiqet taksa pa njohje nga Serbia

“Nuk besoj që ka me u heq taksa, taksën e heq vetëm Qeveria e Serbisë, nuk e heq Qeveria e Kosovës, ata e kanë në dorë me heq, me njohje”

Haradinaj nuk e sheh ndërkohë me shumë pozitivitet mundësinë që Albin Kurti të qeverisë vendin. “Nuk pres që qeveria Kurti të jetë një sukses”. Brenga më e madhe për të ndërkohë mbetet liberalizimi i munguar i vizave për kosovarët. Madje ai thotë se qëndrimi i BE ndaj Kosovës, është i pakuptimtë.

Haradinaj: BE-së duhet t’i vijë marre për qasjen ndaj Kosovës

“… duhet me i ardhë marre krejt BE-së për këtë qasje që ia bëjnë qytetarëve të Kosovës, pra nuk ka më asnjë arsye pse po ia bëjnë kështu qytetarëve të Kosovës”. 

Ramush Haradinaj vazhdon të drejtojë Qeverinë e Kosovës në detyrë, pasi partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e kanë një koalicion qeverisës përmes së cilit do të krijonin institucionet e reja të ekzekutivit.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com