Siç dihen takimet e krerëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës, mirëpo zyrtari i PDK’së, Bujar Cakolli ka ironizuar me atë se ku duhet të mbahet takimi duke sugjeruar të mbahet në shtëpinë e Titos, në fshatin Kumrovc.
Cakolli ka thënë se duke mbjatur takimet aty, pastaj ajo marrëveshje do të njihet si ‘Marrëveshja e Kumrovcit’.

“Vazhdoj me insistu për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes VV-LDK, me ndërmjetsim ndërkombëtar. Vend ideal do të ishte shtëpia e lindjes së Shokut Tito në Kumrovc. Në popull do të njihej si Marrëveshja e Kumrovcit”, ka shkruar ai në Facebook.