Matteo Salvini e ka përdorur një ngjarja që i ka ndodhur teksa udhëtonte me avion për të dhënë edhe një mesazh ndaj ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Ai ka qenë duke fjetur në sediljen e tij gjatë një udhëtimi ajror, ndërsa një adoleshente ishte ulur ngjitur me të. Pasagjerja ka shfrytëzuar momentin teksa Salvini flinte për të shkrepur një foto e cila po bën xhiron e rrjetit pasi ka ngritur gishtin e mesit.
Ajo e ka postuar foton në rrjetet sociale dhe natyrisht i ka mbërritur edhe vetë ish-ministrit italian të cilën e ka postuar në profiling e tij me diçiturën: “Sa bukur të udhëtosh në shoqërinë e adoleshentëve të edukuar. Dhe, mbase pas kësaj ata do të dalin në shesh për të luftuar urrejtjen dhe dhunën”












