Ky term e ka udhën e gjatë por ka marrë nuanca të ndryshme gjatë historisë. Në antikitet diskutohej për raportin me të vërtetën. Njerëzit e dijes që ishin të angazhuar në njohjen e botës dhe “tronditjen” si shteg për ta maksimalizuar atë, i referoheshin të vërtetës si e vetmja busull. E në këtë kohë filozofi kishte mision me qenë skrupuloz ndaj të vërtetës pavarësisht pasojave. Sokrati është shembulli tipik!
Gjatë shekullit të XIX dhe XX ka pasur debate të forta lidhur me pozitën e njeriut të dijes, qasjes së tij, konstruktit që i bën ai botës brenda kërkesës së “shtetit”. Kushti i fundit e vendos shumë në vështirësi ekzistencën e termit dhe rrjedhimisht të individit që do ta përfaqësojë.
Niçe përdorte termin “inaktual” si kusht për të qenë intelektual, që njëkohësisht jep mundësi që të mos e humbasësh lidhjen me realitetin por të kesh mjaftueshëm fuqi për ta tejkaluar atë.
Sartri dhe të tjerë i mëshuan idesë së intelektualit të angazhuar që duhet të jetë aktiv për të mos lejuar devijimin abuziv që mund të bëjnë pushtetet.
Përtej të gjithave, duke i hedhur sytë nga realiteti ynë, ngrihet vetiu pyetja kush është intelektual???
Shkruan: Alfred Halilaj











