InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ngrohja Globale dhe Ndryshimi Klimatik

1 Dhjetor, 2019
in Artikuj, Bota, Lajme
A A
Ngrohja Globale dhe Ndryshimi Klimatik

Një nga problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet bota sot është ndryshimi klimatik, një dukuri e cila shpesh po kalon e pavërejtur nga konfliktet dhe krizat politike në botë. Vëmendja tërhiqet vetëm atëherë kur dëgojmë për lajme për uraganë dhe vërshime të cilat shpesh marrin edhe jetë njerëzish. Cdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike të motit, të cilat e prekin në masë të madhe shëndetin tonë.

Ngrohja globale që shkaktohet nga ndryshimet klimatike sjell një rritje të valëve të nxehtësisë dhe ne e dijmë se cfarë do të thotë kjo për njerëzit me sëmundje të zemrës, me astmë dhe sëmundje të tjera. Pak dihet ose pranohet se aktiviteti njerëzor ka një rol të madh në shkatimin e këtyre fatkeqësive, së pari me prodhimin e dioksid karbonit dhe efekti serrë që kanë ndikim në ngrohjen e atmosferës.

Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit, që rezulton me përmbytje në zonat e ulta bregdetare dhe si e tillë mund të jetë një kërcënim i vërtetë për shumë vende. Shkëncëtarët paralajmërojnë për më shumë stuhi të forta dhe thatësira të shpeshta në tërë planetin. Këto gjera mund të sjellin vetëm uri. Dhe kudo ku ka uri, ka edhe konflikt. Dhe ky është konflikti më i keq. Dhe kështu bota bëhet më pak e sigurtë dhe stabile dhe gjithnjë e më e dhunshme. Por, cfarë mund të bëjme ne që t’i reduktojmë rreziqet e tilla dhe të gjejmë një zgjidhje afat-gjatë?

Zëvendësimi i naftës, thëngjillit dhe gazit me energji të ripërtëritshme, mbjellja e drurëve dhe riciklimi i më shumë produkteve mund të përmirësojnë dukshëm situatën. Cfarë mund të bëjnë qytetarët për ta ndalur ndryshimin klimatik? Përgjigja ime do të ishte: SHUMË. Shfrytëzimi i transportit publik në vend të veturave private, përdorimi i qeseve më të qëndreshme në vend të atyre plastike, përdorimi i klimës vetëm në rastet kur absolutisht është e nevojshme janë vetëm disa nga gjërat të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm për ta ndalur dukurinë. Kjo është dicka që të gjithë ne mund ta bëjmë. Ndryshimi klimatik është një problem global dhe Kosova nuk është imune ndaj rrezikut dhe kërcënimit të vijnë nga kjo dukuri.

Përvec këtij problemi, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat e ambientit me të cilat ballafaqohet Kosova. Gjatë gjithë dimrit kemi marrë raporte të cilat kanë treguar një nivel alarmues të ndotjes së ajrit, i cili në shumicën e ditëve është cilësuar si i rrezikshëm. Ka qenë thjeshtë e pamundur të mos shqetësohemi dhë të frikësohemi për shëndetin tonë. Dhe pastaj kemi problemin e menaxhimit të mbeturinave, i cili ka mundësi të jetë më i keqi në rajon dhe si i tillë është larg plotësimit të standardeve të BE-së në këtë fushë.

Nuk na duhen argumente të forta për këtë, sepse mjafton që ta hedhim shikim përreth dhe të shohim hedhjen e mbeturinave dhe një numër të deponive ilegale përgjatë rrugëve dhe në lumenj. Ne të gjithë kemi përgjegjësi që shkojnë përtej oborreve tona, që do të thotë se duhet të kemi rrugë dhe hapësira publike të pastra njësoj sic i kemi shtëpitë tona. Nuk ka dyshim  se të gjithë ne duam të jetojmë në një mjedis të pastër dhe të sigurtë, të pijmë ujë të pastër dhe të thithim ajër të freskët. Prandaj, kjo është një cështje e cila duhet të merret si prioritet nga të gjithë.

Të Lidhura

Protestat masive në Sofje, dorëzohet qeveria e Bullgarisë
Bota

Protestat masive në Sofje, dorëzohet qeveria e Bullgarisë

3 Dhjetor, 2025
Ky është qyteti më i populluar i botës
Bota

Ky është qyteti më i populluar i botës

26 Nëntor, 2025
Shpërthen pas 12 mijë vitesh vullkani në Etiopi
Bota

Shpërthen pas 12 mijë vitesh vullkani në Etiopi

25 Nëntor, 2025
Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve
Bota

Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve

25 Nëntor, 2025
Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi
Artikuj

Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi

22 Nëntor, 2025
Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin
Bota

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 12 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com