InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dhjetori- plebishiti kundër diktaturave

30 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Dhjetori- plebishiti kundër diktaturave

Nga Azgan HAKLAJ

Partia Demokratike misionare e çlirimit të demokracisë nga prangat e neodiktaturës së Rilindjes.

Rrezimi i Kalifatit mavi nga fronti opozitarë dhurata më e çmuar në Vitin Jubilar të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Hedhja e themeleve të Republikës Panshqiptare në Vitin Jubilar të 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës- varrosje e miniShengenin Ballkanik – Jugosllavisë së re, apo Serbisë madhe.

Dhjetor i Dytë- Republikë e Re.

Sulltan Rama po preke Kushteutën ke prekur popullin që e ka votuar me referendum.

Sovrani nuk të lejon të instalosh partinë shtet e pushtetin tënd despotik.

Është paradoks i shoqërisë njerëzore fakti se studiuesit e historisë, politikës, sociologjisë i kanë kushtuar pak vemendje historisë së instalimit të diktaturave, të cilat në shekuj i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi shoqërisë njerëzore.
Është postulat fakti që liria është kurdoherë e kërcënuar.
Instalimi i një diktature bëhet shkallë shkallë, në mënyrë tinzare, mbulohet me demagogji, gënjeshtra, parulla populiste, nacionaliste e avancon në mënyrë të heshtur, ashtu si metastazat e tumorit në trupin e një të sëmuri.
Në epokën moderne shpeshherë diktaturat vijnë në fuqi përmes rrugëve institucionale e zgjedhjeve.
Duke dashur ta sensibilzojë opinionin publik të kohës tonë për brishtësinë e demokracinë dhe rrezikun që i kanoset lirisë së popujve nga diktaturat dhe neodiktaturat, nga arroganca e autoritarizmi i liderëve në shumë shtete të epokës tonë Papa Françesku theksoj faktin historik se edhe Adolf Hitleri ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve.
Nëse i referohemi me një elekuencë e sinqeritet Historisë së Shqipërisë do të verejmë se edhe diktatori ynë i zi, Pol Poti shqiptar Enver Hoxha e instaloj ideologjisë e sundimin e tij brutal gjysëmshekullor përmes zgjedhjeve dhe rrugës “Institucionale”.
Ishte Kongresi i Permetit i 24 majit 1944, i mbledhur në virgjilje të çlirimit të Shqipërisë hapi i parë i instalimit të diktaturës.
I inspiruar nga parulla kriminale bolshevike;
“I gjithë pushteti sovjetëve” dhe i dirigjuar nga emisarët jugosllavë Popoviç e Mugosha, diktatori Hoxha delegjitimoj në mënyrë flagrante, të pabesë e arrogante Monarkinë Kushtetuese të shpallur nga Asambleja Kombëtare me dt 2 shtator 1928.
Vendimi i Kongresit të Permetit për të ndalur kthimin në Shqipëri të Mbretit Zogu i Parë dhe për të shpallur këshillat nacional çlirimtarë si organe të vetme të pushtetit kundër diskursit historik, institucional e aspirues të pjesës më të madhe të popullit shqiptar, ishte në fakt denimi me vdekje i Shtetit të së Drejtës, i lirisë, demokracisë, Çështjes Kombëtare dhe i të ardhmes europiane të Kombit Shqiptar.
Shqipëria e çliruar nga nazifashistët në nëntorin e tretë të lirisë, pikërisht me 28 nëntor 1944, ra që të nesërmen me dt 29 (ditën e festës komuniste) në diktaturën më të
egër në historinë mijëravjeçare të Kombit Tonë të lashtë në trojet e veta etnike.
Rezistenca heroike e spartane antikomuniste shqiptare për të këputur vargonjtë e robërisë u shtyp me zjarr e hekur nga regjimi antikombëtar e antinjerëzor i diktaturës.
Bilanci tragjik i betejës për liri është i denjë për antologji :Mijëra të pushkatuar, dhjetramijëra të burgosur në burgjet e diktaturës e gulagët e vdekjes, qindramijëra të internuar.
Ëndrra e çmendur Hoxhiste për përjetësimin e sundimit të tij e ndërtimin e “Rajhut” Shqiptar u sanksionua në Kushtetutën e imponuar në vitin 1976, ku Shqipëria u ba “de fakto” rezervati i partisë shtet dhe i vetmi vend ateist që ka njohur historia e njerëzimit.
Të frymëzuar nga idealet e lirisë, ëndrra europiane, betejat për liri të Solidarnosit Polak, Revolucioni Romun e sidomos renia e Perdes së Hekurt të luftës së ftohtë, të simbolizuar me shembjen e Murit të Berlinit, studentët shqiptarë të Dhjetorit 90-të u ngritën si uragan kundër diktaturës.
Ata gjetën mbështetjen e madhe të rinisë, intelektualëve, punëtorëve e mbarë popullit shqiptar duke e shndërruar këtë lëvizje madhështore brenda pak ditësh në një plebishit kundër regjimit dhe duke e detyruar kësisoj neodiktatorin e ri Ramiz Alija e klikën e tij të kapitullonte pa kushte.
Kushtetuta e vitit 1976, korposi kriminal i diktaturës u shkërmoq si kështjellë rëre.
U çertifikua pluralizmi politik e Shqipëria pas gjysëmshekulli doli nga izolimi.
Lindi Partia Demokratike e Shqipërisë misionare e mbrojtjes e konsolidimit të demokracisë dhe Çeshtjes Kombëtare.
Dhjetori 90-të është ylli polar i lirisë, demokracisë dhe i rrugës europiane në të cilën e orientuan Atdheun e shqiponjave Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), Rilindasit e mëdhenj, etërit e Pavarësisë Kombëtare të 28 nëntorit 1912, Burrështetasi Ahmet Zogu, ideatori e krijuesi i shtetit modern, i cili u ba digë e ndalimit të vershimit bolshevik në Shqipëri për rreth tre dekada.
Dhjetori Historik i vitit 1990 mbetet një ngrehinë madhështore akoma e papërfunduar e kështu një monument në rrezik.
Për shumë arsye të lidhura me faktorët e brendshëm e të jashtëm politik më faktorët gjeopolitik të fuqive të mëdha, me realitetet ballkanike, europiane e botërore misioni i Dhjerorit 90-të është i papërfunduar e kjo sjell domosdoshërinë historike të Dhjetorit të Dytê, që do të bëjë realitet ëndrrën fisnike të studentëve e të popullit shqiptar të shpalosur madhërisht tre dekada më parë:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Në Shqipëri prej 6 vitesh po instalohet me shpejtësi neodiktatura e Sulltan Ramës dhe Kalifatit të tij mafioz që ai e quan me hipokrizi “Rilindje”, për analogji me Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
Natyrshëm lind pyetja?
Çfar është Rilindja e “Timonieri ” i saj që ka uzurpuar brutalisht të gjitha pushtetet, ekzekutivin, legjislativin, pushtetin lokal, gjygjsorin, prokurorinë e ka kthyer në instrument politik për të goditur opozitën pasi nuk arriti ta asgjesojě e ta zëvendësojë me opozitë artificiale të kontrolluar prej tij.
Sulltan Rama e ansambli i çiçikovëve të Rilindjes ka invaduar të gjithë mekanizmat që mbajnë në këmbë dhe e bejnë funksional një shtet të së drejtës dhe demokratik.
Timonieri Rama rrugëtimin e Shqipërisë për në BE e kthej për në Jugosllavinë e Re.
Rama ky Esat Pashë i ri asgjesoj pluralizmin politik, institucionin e votës së lirë, grabiti pushtetin për të kapur shtetin,administratën publike, grabiti pasuritë publike, shiti pasuritë kombëtare e dhuroj ato gjeostratigjike, ekonominë e tregut të lirë e zëvendësoj me institucionalizimin e Kleptokracisë.
Për interesat e tij utilitare u angazhua në sabotimin e Çeshtjes Kombëtare, ndarjen e Kosovës, izolimin e saj përmes miniShengenit Ballkanik, shkembimin e territoreve, pushkatoi Kauzën Çame.
Rama e falangat e tij nuk janë gjë tjetër pëpos bijtë e etërve, ish kupola e diktaturës së kmerëve të kuq, të cilët për fatin e keq të shqiptarëve i shpetuan një gjygji “Nuremberg” për krimet e tyre çnjerëzore ndaj popullit shqiptar.
Ramës i ka mbetur të pushtojë me marionetat e tij dy kështjellat e fundit për instalimin e pushtetit despotik për të larë hesapet me shqiptarët:
Kushtetutën dhe Presidencën.
Rama e din se kush prek Kushtetutën ka prek sovranin, e kur populli preket në lirinë e të drejtën e tij e dridh tokën më shumë se termeti katastrofik i këtyre ditëve.
Opozita e bashkuar është në Sheshin e Lirisë.
Partia Demokratike e Shqipërisë në virgjilje të ditëlindjes së saj, javën e parë të dhjetorit do të shpalosë platëformën për shqiptarët.
Presidenti është në Sheshin e Lirisë.
Studentët do të vazhdojnë misionin stafetë të dhjetorëve.
Populli është në këmbë për të firmosur Plebishitin kunděr diktaturës.
Presidenti i SHBA-ve Franklin na ka lanë një postulat:
“Popujt që nuk luftojnë për lirinë nuk e meritojnë atë”.

Të Lidhura

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025

TË FUNDIT

Meta shpërthen ndaj Braimllarit: E konvertoi SPAK-u në rilindas
Aktualitet

Meta shpërthen ndaj Braimllarit: E konvertoi SPAK-u në rilindas

21 Qershor, 2025

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë
Aktualitet

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

21 Qershor, 2025

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Lifestyle

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

21 Qershor, 2025

Reshje shiu në këto zona? Ja si parashikohet MOTI, temperaturat deri në 35 gradë
Aktualitet

Reshje shiu në këto zona? Ja si parashikohet MOTI, temperaturat deri në 35 gradë

21 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com