InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vokshi: AMA rrëzon ligjin e Edi Ramës për të censuruar median online

18 Nëntor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se AMA ka rrëzuar sot ligjin e Edi Ramës për të censuruar median online.

Vokshi thekson se sot shumica e Bordit të AMAs: Sami Neza, Agron Gjekmarkaj dhe Suela Musta, duke qëndruar në lartësinë e detyrës për të cilën janë votuar, kanë rrëzuar me shumicë votash (3 vota kundër dhe 2 vota pro) ligjin e rikthimit të dënimeve të gazetarëve për agjitacion e propagandë.

Ajo vlerëson se Edi Rama vazhdon që të mbajë të penguar median, duke mos e lënë atë të flasë lirshëm.

Postimi i Albana Vokshit:

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) rrëzon ligjin e Ramës për censurën e medias online

Sot, shumica e Bordit të AMAs: Sami Neza, Agron Gjekmarkaj dhe Suela Musta, duke qëndruar në lartësinë e detyrës për të cilën janë votuar, kanë rrëzuar me shumicë votash (3 vota kundër dhe 2 vota pro) ligjin e rikthimit të dënimeve të gazetarëve për agjitacion e propagandë.

Nëpërmjet dy projektligjeve, të hartuara me urrejtje në zyrën e Edi Ramës, Autoriteti i Mediave Audio-Vizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhërohen me ligj nga Kryeministri, të vlerësojnë përmbajtjen editoriale të mediave, të gjobisin si dhe të mbyllin portalet që e kritikojnë atë duke marrë edhe kompetencat e gjykatave.

Këto pr.ligje janë kundërshtuar me forcë nga komuniteti i medias në Tiranë dhe dhjetra organizata ndërkombëtare e institucione europiane. Shtypja e të drejtave të gazetarëve dhe kontrolli i medias është denoncuar në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe përkeqësimi i indeksit të lirisë së shtypit në Shqipëri ka ndikuar edhe në vendimin për negociatat.

Sot, tre anëtarët që nuk kontrollohen nga qeveria, duke mbajtur të njëjtin qëndrim me organizatat vendase dhe ndërkombëtare, e kundërshtuan pr.ligjin si antikushtetues dhe si cënim të lirisë së medias, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim. Ata shprehën shqetësimin për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave të shkruara si dhe kontrollin e tyre nga ana e qeverisë duke anashkaluar parimin e vetërregullimit, siç përcaktojnë direktivat e BE.

Duke përshëndetur këtë vendim të tre anëtarëve në Bordin e AMAs, PD gjen rastin të riktheksojë se dy pr.ligjet e hartuara nga Edi Rama, janë antikushtetuese, janë rrezik për lirinë e medias, lirinë e shtypit, të drejtën për informim si dhe cënim i demokracisë.

Censurimi me ligj i medias online, është pushteti i fundit që kërkon të marrë Edi Rama. Është koha të mbrohet shtylla e fundit e demokracisë në Shqipëri!Është koha të gjithë të reagojnë për të ndalur Kryeministrin që ka kapur të gjitha pushtetet.

Sapo të ketë besimin e qytetarëve për të qeverisur, Partia Demokratike do të anullojë menjëherë ligjet që shtypin lirinë e medias.

#LiriaEMediaGgaranciaEDemokracisë

Të Lidhura

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026
“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026
Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026
Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026
“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com