InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dhuna banditeske te Unaza/ Basha flet për skenarin e Ramës: Kërkon gjakderdhje, do mbrojmë jetët…

12 Nëntor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
LIVE/ Përplasja te “Astiri”, plagosen 9 protestues dhe 5 efektivë policie

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar rreth mesditës lidhur me dhunën e terrorin e ushtruar ndaj banorëve të Unazës së Re nga policia e Lleshajt.

Dhuna u ushtrua rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe zgjati për rreth 2 orë, derisa policia arriti të vendosë nën kontroll zonën ku fadromat e IKMT nisën shembjen e banesave.

Ndërkohë rreth orës 13:00, kreu demokrat ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar të plagosurit, ku u njoh me gjendjen e tyre shëndetësore.

Në spitalin e Traumës ndodhen 8 qytetarë që ndodhen në pavion dhe po kaq të tjerë në pjesën e urgjencës, disa prej të cilëve të moshuar (mosha 74-80 vjeç).

Basha foli për një skenar për gjakderdhje të Edi Ramës me banorët e unazës së re, ndërsa tha se opozita do të bëjë gjithçka që të mbrojë jetët e qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se gjendja e të plagosurve vijon të jetë e rëndë.

“Janë dhunuar në mënyrë barbare, janë gjakosur të moshuar, ka gra të alivanosura nga përdorimi i gazit toksik.

Nga të plagosurit janë edhe 5 efektivë të policisë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën janë larguar.

Ky është një bilanc i një goditjeje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur.

Plani i tij ishte që të çonte drejt konfrontimit, gjakosjes, dhunimit, për të fshehur vjedhjen e madhe të Ramës dhe Veliajt, te i ashtëquajturi projekt i Unazës së Re.

Ky projekt ishte një mega vjedhje, e denoncuar nga PD, përmes firmave fantazëm dhe më pas edhe nga mediat ndërkombëtare. Ky nuk është një projekt që ka të bëjë me zhvillimin e qytetit. Edi Rama është i vendosur për të çuar vjedhjen deri në fund, dhe nuk kursen as jetët e qytetarëve.

Paralajmëroj gjithësecilin, që nga urdhëruesit Edi Rama dhe Erjon Veliaj, deri te ekzekutuesit, se do të përballen me ligjin. Dita nuk do të vonojë që ata të përballen me ligjin.

I bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të ndershëm të policisë që të mos bjerë pre e skenarit të Edi Ramës, që kërkon gjakderdhje.

Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mbrojmë jetët e qytetarëve tanë.

Asnjë centimetër katror nuk do të humbasë, do të kompensohen qindarkë për qindarkë.

Nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Opozita është njish me qytetarët, jo vetëm për të mbrojtur shtëpitë e tyre, por edhe pronën publike”, theksoi Basha.

Të Lidhura

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com