Eneda Tarifa do të jetë një nga artistët big pjesëmarrës në “Këngën Magjike.” Ky është rikthimi i këngëtares pas 11 vitesh mungesë në festival, si pasojë e disa mospajtimeve minimale që ka pasur në të kaluarën.
Në edicionin e vitit 2008 të festivalit, Eneda mori pjesë me këngën “Zëri Im” dhe fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata.” Në segmentin pas finales që mbahet çdo vit gjatë të “Dielës Shqiptare,” Eneda u shpreh se edhe dy artistë të tjerë meritonin të kalonin në finale, por u penalizuan nga sistemi i votimit.