InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga talent në prostitutë: Mallkimi tragjik i një familje aristokratësh

22 Nëntor, 2018
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme, Lifestyle
A A
Nga talent në prostitutë: Mallkimi tragjik i një familje aristokratësh

Ajo quhej Lejdi Bet Dagllas dhe ishte një gjeni. Por brenda pak muajsh, vajza adoleshente e Markezës së Kuinsberrit gjeti vdekjen e parakohshme për shkak të një helmimi me heroinë dhe kokainë.

Lejdi Bet vdiq teksa po gdhihej 7 marsi i këtij viti, pasi kishte festuar në një nga zonat më ekskluzive të Londrës.

Ajo ishte e njohur tashmë për varësinë ndaj drogës. Dëshmitarët thanë se kanë parë dy trafikantë, një burrë dhe një grua, me pamje latine, të vinin tek apartamenti ku bëhej festa me një sasi të madhe narkotikësh. Lejdi Bet, tashmë 18 vjeç, do të injektonte një shiringë në venat e krahut të djathtë.

Ajo u shemb në një divan të pistë dhe të tjerët menduan se po flinte gjumë. Kur i dashuri i saj, Jenan Herzog Karagoli, u kthye nga lokali ku po blinte verë, e kuptoi se ajo nuk do zgjohej më.

Një vajzë plot jetë, që dy vite më parë ishte cilësuar si një talent për violinë, nxënëse në një nga shkollat më të mira muzikore në Britani, kishte ndërruar jetë. Për muaj me radhë ajo ishte nën varësinë e drogës, ndërkohë që aristokraten e njohur me emrin Ling-Ling, e tallnin online duke i thënë se prostituonte për të fituar paratë për drogën.

Megjithëse ajo vdiq në një apartament të njohur për përdorim droge të klasit A, askush nuk u dënua. Babai i saj, Markezi, u ankua se policia nuk arrestoi askënd, edhe pse prona njihej për shpërndarje dhe marrje drogërash.

Nipi i Lejdi Bet thotë se është i shokuar, pasi ajo vërtet merrte kokainë, por atë natë mori heroinë, që i solli edhe arrestin kardiak.

“Askush që e provon heroinën për herë të parë, nuk e bën vetë- dikush do e ketë ndihmuar. Por policia nuk duket e shqetësuar për këtë,” thotë Hiro Dagllas.

Disa akuzojnë edhe autoritetet e shëndetit mendor, të cilët e kishin trajtuar vajzën për anoreksi, çrregullime bipolare dhe çrregullime të personalitetit dhe sërish e kishin lejuar të kalonte vlerësimin mendor një muaj para vdekjes.

Të tjerë akuzojnë rrjetin social, Twitter që e lehtësoi ‘rrëshqitjen’ e saj në prostitucion.

Por më besimtarët thonë se ky është vazhdimi i mallkimit të familjes aristokrate Kuinsberri.

Markezi i 9-të ishtë një Viktorian i njohur, që i dha emrin familjes. Ai ishte babai i Lordit Alfred Dagllas, i dashuri homoseksual që solli rënien e Oskar Uajlld.

Vajza e Sër Dejvid është martuar me një grabitës të armatosur, me të cilin ishte njohur kur punonte në burg. Martesa dështoi.

Një nga motrat e Sër Dejvid u martua jo me një, por me dy djemtë e Osama bin Laden.

Kurse për Lejdi Bet, gjithçka nisi në fillim të viteve ’90, kur mamaja e saj, një tajvaneze e re, erdhi për të studiuar art në Angli. Atje u njoh me karizmatikun, Markezin e Kuinsberrit, Sër Dejvid Dagllas. Ai po i afrohej të ’70-ave dhe kishte lënë pas dy martesa nga të cilat kishte gjashtë fëmijë, plus një të shtatë të lindur nga një aferë jashtëmartëesore.

Të dy ranë në dashuri dhe Lejdi Bet lindi në vitin 1999. Një vit më vonë ata u martuan. Ai ishte 72 dhe ajo 31 vjeç. Lejdi Bet u rrit në shtëpi shumë të rehatshme, por në një familje shumë jofunksionale.

Që kur ishte 13 vjeç, ishte e njohur për shërbimet e shëndetit mendor për tendencat që t’i bënte dëm vetes. Kur ishte 14 vjeç, shkoi në një ekspozitë, ku u takua me një të moshuar që abuzoi seksualisht me të. Prej atëherë nuk e mori më veten.

Image

Image

Image

Të Lidhura

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit
Bota

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit

8 Mars, 2026
Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa
Bota

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa

1 Mars, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë

10 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 10 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 10 mars 2026

10 Mars, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

9 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026

9 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com