InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ja tri vendet që ju sugjeroj të vizitoni, në Palma de Majorka

16 Tetor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Ja tri vendet që ju sugjeroj të vizitoni, në Palma de Majorka

Nga Fjorda Llukmani

Spanja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në top listën e vendeve të mia të preferuara për të kaluar pushimet. Herën e fundit isha në Valencia në maj të këtij viti. Kësaj here zgjodha të shkoja në Palma de Majorka.

Pak skeptike për zgjedhjen time, por më doli shumë herë më mirë nga ç’e prisja. Zgjodha Majorkën sepse nga Vjena është një linjë direkte që të çon për 30 euro vajtje-ardhje. Sigurisht që duhet të bëjë robi ekonomi edhe pse vendos të shkojë me pushime pas një vere të mbushur me punë.

Lexova artikuj të ndryshëm që thoshin se Palma de Majorka është plot me resorte. Në fakt spanjollët kanë qenë të parët që kanë shpikur metodën all inclusive. Hoteli që zgjodha unë ishte njëri prej tyre. Plot turistë anglezë e polakë me shirita nëpër duar, që tregonin se i kishin të gjitha të përfshira në çmim. Meqë më pëlqen të bredh, unë zgjodha ta paguaj vetëm me mëngjes. Morëm një makinë me qira në aeroport që kushtoi 30 euro për 5 ditë që t’i binim ishullit rreth e përqark. Mendoja se do të ishim të vetmit turistë, por lagjja ku qëndronim “Megaluf” dhe plazhet gëlonin me njerëz. Kishte shumë jetë. Sa do të doja të ndodhte e njëjta gjë me Vlorën, Sarandën, pse jo dhe Dhërmiun.

Nëse keni dëshirë ta vizitoni Majorkën, do t’ju sugjeroja ta bënit në periudhat jashtë sezonit, për shembull prill-maj dhe shtator-tetor. Kur kishte shumë njerëz tani që shkova unë, imagjino ç’bëhet në verë. Pastaj nëse jeni fansa të zhurmës e rrëmujës, tjetër muhabet. Më poshtë do t’ju listoj plazhet dhe gjiret që vizitova në ditën e parë.

Cala del Moro

Dashuri me shikim të parë. Një gji i vogël me pak mundësi për të bërë plazh, ama nga pamja një yll i vërtetë.

Parkuam makinën dhe ecëm diku tek 20 minuta. Një pjesë në rrugë të shtruar e tjetrën nëpër shtigje.

Për të kapur plazhet më të bukura të Majorkës duhet të ecësh, s’ka nga ato që të çojnë me makinë deri te vendi.

Kur zbret shtegun e gjirit fillon të shikosh nuanca të ndryshme të ngjyrës blu. Plazhi është rreth 40 metra i gjatë me rërë të bardhë që të vret sytë. Calo del Moro është bërë i famshëm vitet e fundit pasi nga vështirësia për të shkuar nuk e vizitonte njeri, derisa hapën shtegun.

Nuk ka as restorante, as bare, asgjë tjetër. Në disa tabela nëpër natyrë shkruhej: “Ruaje këtë parajsë! Si familje e kemi mbrojtur për 15 vjet, një ndër parajsat e mbetura të Majorkës. Kemi parandaluar ndërtimin e një resorti dhe në atë kohë e gjetëm plot mbeturina. Ju lutem mos ndizni zjarre, të bëni piknikë dhe mos harroni të mblidhni mbeturinat tuaja.”LEXO DHE :  Forumi i Shëndetësisë/ Manastirliu: Mamografia e detyrueshme

Plazhi ishte plot dhe temperatura shënonte 28 gradë. Ditë tipike verore. Çdo turist shkrepte nga një foto në shtegun sipër ku dukej gjithë gjiri. Kështu bëra dhe unë.

Cala s’Almunia.

Vazhduam shtegun pak më tutje, pasi dukej qartë që vazhdonin gjiret.

Shpresova se mund të gjenim pak plazh ku mund të shtriheshim e të merrnim disa rreze dielli, por më kot. Edhe gjiri tjetër plot shkëmbinj e gurë.

Buzë detit mbi shkëmbinj pashë ndërtesa me gurë. Vonë e kuptova që shumicat janë shtëpi peshkatarësh, por edhe pushimi. Ama në këtë zonë ndërtimi ishte i ndaluar, përveç ndonjë vile tek-tuk që e kanë ndërtuar prej kohësh.

Pashë që s’kisha zgjidhje tjetër e u shtriva me peshqirin tim nëpër shkëmbinj. Dielli më përcëllonte e ndërkohë shikoja njerëz që vinin e iknin. Kur dola nga deti gjiri ishte i mbushur me leshterikë, të cilët i kam mortje.

Mezi prita të thahesha që të më largoheshin nga trupi. Por prapë asgjë s’mund t’ma prishte terezinë. Po shijoja një ditë plazhi në tetor, diçka jonormale për mua, por super normale për spanjollët.

Port de Cala Figuera.

Morëm makinën dhe lëvizëm në një prej gjireve më piktoreskë të Majorkës. Porti i Cala Figueras ndodhej 20 minuta nga plazhet që përmenda më sipër, prandaj mund t’i vizitoni njëra pas tjetrës.

Ky vend përmendet nëpër dokumente që nga vitet 1300, por shtëpitë e para janë ndërtuar në shekullin e 19.

Cala Figuera përfshin një komunitet të vogël tradicional peshkimi. Është një gji i ngushtë i futur thellë në formën e fjordi (siç quhem dhe vetë).

Vilat janë ndërtuar buzë detit mbi shkëmbinj dhe mbaheshin si ndërtesat më piktoreske në Majorka. Disa prej vilave sigurisht u përkasin pasanikëve, pasi këto vende janë super të veçanta.

Nuk ka vend për plazh pasi vendasit kanë dashur ta mbajnë larg turizmit masiv. Shikoje vetëm varka të vogla të parkuara pranë vilave dhe gjatë gjithë gjirit.

Madje dhe varkat që futen brenda nuk duhet të jenë më të gjata se 15 metra, pasi prej ngushtësisë bëhet e pamundur të kthehesh.

Të tria vendet që përmenda janë pjesë e komunës Santanayi, por për fshatrat do të shkruaj në një tjetër artikull. Po atë ditë vizitova dhe një plazh tjetër që nuk ishte shume interesant për t’u ndarë me ju, prandaj s’po ju mbush me informacione boshe. 4 destiacione për një ditë bëhen vetëm nëse ke makinë.

Më besoni nuk harxhoni shumë lek për benzinën po e morët me motor të vogël. Të gjitha vendet janë lehtësisht të aksesueshme, në rrugë të shtruara sigurisht. Pasi mbarova ditën e mbushur me diell e plazhe dhe si njeri solar që jam mendova: “E pse nuk zhvendosem në Spanjë unë?”/dritare.net

Të Lidhura

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com