InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shqiptari që po kandidon për Asamblenë e New York-ut

28 Shtator, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Shqiptari që po kandidon për Asamblenë e New York-ut

Nëse zgjidhet, presidenti i Rrënjëve Shqiptare do të jetë anëtari i dytë në historinë e komunitetit në dhomën e ulët të legjislativit në Albany

Nga Ruben Avxhiu

Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ.Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306.

Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe të komunitetit.

Ndonëse, Kepi e ka mbajtur fillimisht të fshehtë lajmin e kandidimit, duke i ftuar mbështetësit e tij që të mblidhen për një komunikim me rëndësi, vendimi është zbuluar pas një takimi përgatitor aktivistësh të komunitetit, në 8 shtator.

Ay Kepi ka shpallur planet e tij për të kërkuar kandidimin në emër të Partisë Republikane. Nëse fiton në garën brenda partisë, Kepi dotë mund të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, që është veç të tjerash edhe viti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në New York. E etiketuar si Parada Shqiptare, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit. Një det kuqezi që përmbyt Avenune e Gjashtë, me muzikë, valle, e krenari shqiptare.

Në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i Presidentit Donald Trump. Ai është ftuar në një rast nga CNN bashkë me një grup votuesish që ende mbështesin presidentin për të shpjeguar për Amerikën arsyet e përkrahjes së tyre.

Në politikën lokale, ai ka punuar në vite me ish-Senatorin e Shtetit, Marty Golden, në Brooklyn.

Në komunitetin shqiptar është aktiv me Federatën Vatra dhe Ligën Qytetare të ish-kongresistit Joe DioGuardi.

Në New York përkrahësit e presidentit Trump janë një pakicë, po Staten Island ka qenë tradicionalisht, në shumë kuptime, “një ishull republikan”.

Shqiptaro-amerikani po kandidon në distriktin 64 të Asamblesë së New York-ut, që përfshin edhe një pjesë në Brooklyn. Gjatë dekadës së fundi, ky distrikt është përfaqësuar në Albany, nga greko-amerikanja Nicole Malliotakis.

Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptaro-amerikani i dytë i zgjedhur në këtë Asamble, pas Mark Gjonajt. Ky i fundit është sot anëtar i Këshillit Bashkiak, pas dy mandateve të suksesshme në Asamble.

Distrkti i Asamblesë është pjesë e zonës së kongresistit të ri demokrat Max Rose, që fitoi duke përfituar nga një përçarje e fortë mes Republikanëve të zonës. Gara ku do të përfshihet Kepi është interesante përtej interesave lokale dhe do të koinçidojë me beteja më të mëdha zgjedhore amerikane.

Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të djalit emigrant, në kët rast nga një familjeje nga Shqipëria “e largët”, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane. Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën. Në krye të “Paradës Shqiptare”, ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të , ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si ajo e Çamërisë.

Shqiptaro-amerikanët janë një komunitet me prani të madhe në Staten Island, si dhe kanë një traditë që mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare në politikë. Kepi ka arsye të besojë se mund të ecë së shpejti në gjurmët e Mark Gjonajt. Detaje më të qarta do të fillojnë të dalin duke filluar me 29 shtatorin. Suksese kandidatit më të ri shqiptar në Amerikë!/Gazeta Illyria

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com