Ndonëse Saimir Tahiri e mohoi në konferencën e tij, dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për Flamur Nokën, ish-ministri i Brendshëm ka dosje që “fundosin” Ramën.
Në emisionin në Report tv “5 pyetje nga Babaramo”, ai ka zbërthyer kuptimin e frazës “shefi i madh” të përdorur nga Tahiri, në përfundim të seancës gjyqësore…sipas këndvështrimit të tij.
“Mesazhi tha që Saimir Tahiri për Ramën… “unë brenda, të marr ty se kam dosjen e Olsi Ramës”. Kodi i mafias e njeh… Leje çfarë mohoi ai, e kërcënoi Edi Ramën. Ka dosje përvëluese për kryeministrin Edi Rama”, tha Noka.
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, reagimi i qeverisë pas tërmetit është një shfaqje e shëmtuar, që po shfrytëzohet për propagandë nga kryeministri Edi Rama dhe qevera e tj.
Ndonëse është vendosur theksi nga çdo sizmiolog se tërmetet nuk mund të parashikohen, për Nokën, qeveria duhet të kishte marra parasysh paralajmërimin e bërë nga presidenti Ilir Meta dhe duhet të kishin “përgatitur” qytetarët.
Ai thotë se duhet të ishin parapërgatitur vendi për një tërmet të mundshëm, por pa e specifikuar si.
“Qeveria duhet të kishte marrë masa, u paralajmërua nga Meta. Mediat e bënë si të çmendur. Duhej të diskutohej, të shihej nga qeveria se mund të kishte tërmete. Masat janë se ka vende ku tërmeti mund të ketë rrëshqitje. E para e punës paralajmërohet popullsia, qartësohet që ne jemi zonë sizmike, që të mos e kapte paniku qytetarët. Ka një gjë që është e neveritshme, se tërmetin e shfrytëzuan për propagandë. Deri më 18 tetor do e kesh rilindjen vetëm duke u marrë me tërmetin. Kjo është për të mbuluar gjithë gjëmat dhe bëmat e tyre”, tha Noka.