Pas akuzave të ish ministrit Tahiri për ministren aktuale të mbrojtjes Olta Xhaçka, të tjera akuza vijnë nga ish-kolegët e saj parlamentarë të PS, të cilët nuk kursehen, duke e bërë atë përgjegjëse për një sërë veprimesh që mund të trondisin politikën shqiptare. Eduart Ndocaj, i njohur për qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Edi Ramës, kësaj radhe është ndalur në akuza konkrete ndaj ministres Xhaçka, për të cilën i kërkon Prokurosisë nisjen e hetimeve të mënjehrëshme, duke e marrë të pandehur këtë “balenë të korrupsionit” sic e quajti ai.
Në denoncimin e “kaubojsit”, radhiten disa akuza të forta, që implikojnë ministren e mbrojtjes në një sërë shkeljesh të mëdha, të cilat nëse vërtetohen, mund të tronditin jo vetëm ‘rilindjen” por krejt politikën shqiptare.
Ja denoncimi i Ndocajt:
Balena e korrupsionit ish ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli 4 vite rreshte ku shkatrroj ushtrin shqiptare shiti për skrap nendeset, aniet, tanket, dhe avjonat me 8mijë dollar copën, dhe vjedhje miliona eurove nën firmen e saje ,I bëj thirrje prokuroris ta marri të pandehur këtë hajdute të babzitur .
Radarët, bllokim dhe korrupsion me grada gjeneralësh; ish ministrja helmeta që i mbronte e mbulonte.











