InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Republika anti-perëndimore e Surrelit

3 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga, Red Varaku

Shqipëria duhet t’i japë menjëherë zgjidhje krizës së rëndë, që është pasojë e një pushteti të fituar me zgjedhje të manipuluara dhe kjo përgjegjësi bie vetëm mbi kryeministrin.

Duke qenë e tillë , kryeministri nuk ka qeverisur dot asnjë ditë i qetë për shkak të krizës ciklike që kësaj rradhe është kthyer për tu mos larguar më. Ajo duhet zgjidhur urgjent, sepse kjo krizë po e shtyn z. Rama drejt injorimit të sugjerimeve të amerikanëve dhe europianëve, të cilët paralajmërojnë se nuk do t’i njohin zgjedhjet moniste të 30 Qershorit. Kjo krizë po e shtyn z. Rama drejt disa vendimeve , që në fakt po e çojnë vendin në një kurs qartazi anti-perëndimor, por kryesisht anti-amerikan.

Filloi me një shpullë e fortë nga Merkel dhe Makron për planin Rama-Vuçiç-Thaçi për ndarjen e Kosovës. Një paralajmërim i prerë ndaj aleancës së shenjtë që kishte marrë fillimisht bekimin e Moskës.

Pastaj me sulmin gjerman nëpërmjet gazetës BILD, që pasoi me një akt tepër anti-perëndimor, mosdorëheqjen, edhe pse u vëtetuan plotësisht pretendimet e opozitës . Kjo na kushtoi të gjithëve moshapjen e negociatave dhe një kërcënim për rikthimin e vizave, duke na kujtuar kohët e izolimit perëndimor, pasojat e të cilës i kemi vuajtur shpesh në kurriz.

Rasti i tjetër me prirje të fortë anti-perëndimore është organizimi i zgjedhjeve lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, dhe nën kërcënimin për destabilitet. Një rast flagrant , i cili mori tre goditje të njëpasnjëshme nga SHBA dhe BE brenda 24 orëve.

Ata i konsideruan këto zgjedhje si të paligjshme, të pavlefshme dhe jo në interes të qytetarëve. Qëndrime këto që i shpartallojnë të gjitha alibitë e Ramës për reformën në drejtësi.

Z. Palmer dhe Komisioneri Hahn në sinkronizim të plotë e delegjitimuan 30 Qershorin. Si asnjëherë tjetër ata sulmuan hapur qeverinë duke e bërë atë përgjegjëse të vetme për krizën. Edhe anulimi i vizitës së Macron në Shqipëri, e cila kishte qenë pjesë e axhendës së tij një vit më parë, dhe injorimi i kërkesës së tij për ta takuar në Beograd, tregon izolimin e thellë ku ndodhet sot z. Rama.

Por, kjo duket se nuk e ka shqetësuar shumë Edi Ramën. Sepse, menjëherë pas këtyre zgjedhjeve moniste, ai fluturoi për tek miku i tij Erdogan si për t’i bërë karshillëk perëndimit. Një ndër gjestet fatale të një njeriu të dëshpëruar, sepse dëshmon izolimin e madh ku ndodhet sot z. Rama.

Në fakt, duket se Edi Rama ka vendosur të imitojë liderët autoritarë Lindjes, ku krye-modeli është Putin. Ashtu si edhe Putin, z. Rama është gjithmonë në kërkim të armiqve të brendshëm që i sabotojnë punën në rastin konkret ky i joni ka gjetur armikun Ilir Meta, të cilin çirret se do ta shkarkojë, por pas deklaratës së Hahn, sikur i kanë rënë pendët dhe nuk po e përsërit më. Ashtu si edhe Putin , ai do ta emërojë edhe opozitën, dhe nëse nuk i pëlqen, fare thjeshtë urdhëron Meron dhe fap mbin Patozi që kërkon shkarkimin e Bashës.

Ai duket se ka shkuar deri tek Erdogan, një mik personal i Putinit, për të na treguar se tani ai i ka sytë nga Lindja, dhe për të na treguar se as që do t’ia dijë për qëndrimet e Perëndimit ndaj tij. Në fakt , ai mund të shkojë ta takojë sa herë të dojë si djali i Kristaqit , por jo nën petkun e kryeministrit të Shqipërisë si kërcënim për perëndimin.

E njëjta gjë vërehet dhe në çdo qëndrim të tij , ku gjithmonë përpiqet të paraqesë dy Shqipëri, Shqipërinë zyrtare, plot jetë dhe energji dhe Shqipërinë që e identifikon si të keqe, atë të Saliut.

Shqipëria paralele ku jeton Edi Rama është e përsosur. Ndaj nuk i pëlqejnë kritikat e ashpra të Hahn dhe Palmer. Ai i konsideron ato si sulme personale , dhe jeton me idenë se ka disa forca të errëta në Washington dhe Bruksel që duan ta rrëzojnë nga pushteti, si Zëri i Amerikës apo BILD, por ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqje edhe pse shpulla e rëndë e moshapjes së negociatave në qershor i oshëtin akoma tek veshët.

Si të gjithë liderët autoritarë ai është gati të shkatërrojë dhe izolojë vendin, vetëm që të mos japë dorëheqjen nga pushteti. Ai është gati të ndërmarrë edhe një kurs anti-amerikan vetëm në emër të pushtetit të tij dhe të mos e lëshojë karrigen e kryeministrit.

Për këtë qëllim, Edi Rama duket se ka vendosur të marrë një kurs anti-perëndimor. Ai ka vendosur t’i kundërvihet perëndimit. Nuk është ndonjë dramë e madhe. Është një eksperiment i ri politik i ushtarit të bindur të Vuçiç në Tiranë, mbase nën bekimin e Moskës.

Që të kesh afeksion për Moskën dhe nostalgji për kohën kur Beogradi kontrollonte Shqipërinë ,kjo nuk është e re për të majtën shqiptare në tërësi. Problemi fillon kur ti e shikon atë si yll polar të orientimit tënd politik. Problemi është kur ti e materializon këtë nostalgji duke riaktivizuar lidhjet e vjetra të para 1990.

Këtë ka bërë Edi Rama. Nëpërmjet miqësisë me Vuçiç, ai riktheu Beogradin në kryeqytetin e ballkanit perëndimor, duke i bërë një dëm të parikuperueshëm faktorit shqiptar, dhe duke rikthyer realitetin e kohës së ish-Jugosllavisë, e cila ishte një federatë shtetesh satelitë të Moskës.

Por, kjo shkon kundër vullnetit historik të amerikanëve për shqiptarët , të cilët kanë qenë gjithmonë të investuar në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan . Ajo që ka qenë e interesuar për dobësimin e faktorit shqiptar ka qenë historikisht vetëm Moska.

Prandaj, ai sot është kthyer edhe në një problem madhor për vetë perëndimin. Ai nuk mund të përfaqësojë më Shqipërinë në tryezën e një zagari të Putinit. Ai nuk mund të jetë më përfaqësues i Shqipërisë në rrugën që ka nisur, sepse 99% e shqiptarëve janë pro-perëndimorë.

Mund të jetë biri i të atit, pra mund të ketë adhurim për Moskën, por ai nuk mund të jetë më kryeministër i vendit më pro-amerikan në botë.

Le të jetë edhe një kryeministër i tillë anti-perëndimor, ama kur si të tillë ta votojnë shqiptarët. Pra, të japë dorëheqjen, të fitojë zgjedhjet, të bëjë sërish shumicë, e të bëhet prapë kryeministër. Vetëm atëherë ka të drejtë të përfaqësojë Shqipërinë, por nëse kjo do të ndodhë , ky vend do të jetë shpopulluar dhe nuk do të ketë më këmbë shqiptari të vërtetë.

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com