InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PRIFTI APO PROSTITUTA, KUSH SHKOI NË PARAJSË?

31 Korrik, 2019
in InfoPress, Kulturë
A A
PRIFTI APO PROSTITUTA, KUSH SHKOI NË PARAJSË?

Përsosja e së mirës kundrejt të keqes, mëkati më i madh dhe shërimi prej tij, e drejta dhe e vërteta nëpërmjet besimit, sinqeritetit, deri ku shkon këndvështrimi ynë për këto vlera dhe norma në jetën e çdo njeriu që orientohet nga virtytet?

Mund të ecim ndryshe në një rrugëtim ku përfundimi i rrugës të na bashkojë, po mund të kemi edhe mendime të ndryshme në lidhje me atë çka mendojmë dhe çka duhet të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Një qasje të tillë ndryshe sa dhe emocionale për vlerat dhe normat që trazojnë shpirtrat njerëzore në lidhje me të drejtën dhe të vërtetën, të dëshirueshmen për një çlodhje të shpirtit dhe imagjinatë reflektuese të mendjes e sjell shkrimtari i mrekullueshëm Paulo Coelho në tregimin e tij mbi murgun dhe prostitutën.

Murgu dhe prostituta

‘’Një murg jetonte pranë tempullit të Shivas. Në shtëpinë përballë jetonte një prostitutë. Duke parë numrin e madh të burrave që e vizitonin, murgu vendosi t’i flasë.

“Ti je mëkatare e madhe”, i tha ai. “Zbulon mungesën e respektit për Zotin përditë dhe përnatë. A nuk ndalesh ndonjëherë, e të mendosh se çfarë do të ndodhë me ty pas vdekjes?”

Gruaja e gjorë u trondit shumë nga ajo që i tha murgu. Ajo iu lut Zotit për falje. I kërkoi gjithashtu Perëndisë që t’i gjente një tjetër mënyrë për të fituar bukën e gojës.

Por nuk mund të gjente punë dhe, pasi qëndroi e uritur për një javë, iu rikthye prostitucionit. Sa herë që i jepte trupin e saj një të huaji, i lutej Zotit që ta falte. I mërzitur se këshilla e tij nuk kish pasur efekt, murgu mendoi me vete: “Që sot e tutje, do numëroj burrat që hyjnë në atë shtëpi, deri kur mëkatarja të vdesë”.

Dhe nga ai moment, ai nuk bëri asgjë, por vetëm pa ata që hynin e dilnin nga shtëpia e prostitutës, dhe për çdo burrë që hynte, i shtonte një gur pirgut të gurëve që kish në krah.

Pas pak kohësh, murgu i foli sërish prostitutës dhe i tha: “E sheh atë pirg me gurë? Secili gur përfaqëson një mëkat që ke bërë, pavarësisht paralajmërimeve të mia. Po ta them edhe një herë: mos mëkato më!”

Duke parë si grumbulloheshin mëkatet e saj, gruaja nisi të dridhej. Me t’u kthyer në shtëpi, nisi të qajë dhe t’i lutet Zotit: “O Zot, kur do të më çlirojë mëshira jote nga kjo jetë e shthurur?”

Lutja e saj u dëgjua. Po atë ditë, engjëlli i vdekjes erdhi në shtëpinë e saj dhe e mori me vete. Me urdhër të Perëndisë, engjëlli kaloi rrugën dhe mori edhe murgun.

Shpirti i prostitutës shkoi drejt e në Parajsë, ndërsa djajtë e morën murgun me vete në Ferr. Ata u shkëmbyen rrugës dhe kur murgu pa atë që po ndodhte, thirri: “A është kjo drejtësia jote, Zot? E kalova gjithë jetën time me devocion dhe varfëri, dhe tani më shpie në Ferr, ndërsa ajo prostitutë, që jetoi në mëkat, po shkon në Parajsë?”

Duke dëgjuar këtë, një nga engjëjt u përgjigj:

“Ti mendove se dashuria e Zotit nënkuptonte të rrije e të gjykoje sjelljen e fqinjes. Ndërkohë që ti mbushje zemrën tënde me papastërtinë e një tjetër mëkati, kjo grua lutej natë e ditë. Shpirti i saj është kaq i lehtë pas gjithë lotëve që ka derdhur, saqë ne mund ta mbajmë kollaj për në Parajsë. Shpirti yt është kaq i rënduar nga gurët, saqë nuk mund të ngrihet”./konica.al

Paulo Coelho

Të Lidhura

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025
PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025
Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025
Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!
Kulturë

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!

30 Tetor, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës

30 Tetor, 2025
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

TË FUNDIT

PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?
Show Biz

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

22 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com