Ndërsa nesër është lajmëruar se do të nisin prishjet e banesave në zonën e Astirit për projektin e Unazës së Re, banorët dhe pronarët e bizneseve aty kanë hyrë në ditën e 15 të protestës.
Ata kanë bllokuar sërish rrugën duke ndaluar qarkullimin e makinave, në kërkim të një përgjigje për të drejtat e tyre.
Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.
“Nuk ka asnjë fije trasnparencë, as nga qeveria as bashkia. Ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika,” tha një banor.
“Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat,” u shpreh ai.